• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O Belinda, pse s’bëhesh si Meta?

by Ardit Rada
07/04/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ka ndodhur një akt i paprecedentë sot në Rinas. Mirë e tha një gazetare në kronikën e një televizioni se kjo s’kish ngjarë as në vitin 1997. Por i vuri ‘bishtin’ gabim se sipas saj s’kish ndodhur as në kohën e diktaturës. Nejse, çështje informacioni se kur Shqipëria kishte shtet, kur pazare e kur pallë arushe.

Sot, disa kontrollorë të aeroportit ‘Nënë Tereza’ kanë hedhur shatërvanin përpjetë dhe kanë kërcënuar të bllokojnë hyrje-daljet në të vetmin aeroport që ka vendi. Për të gjithë sindikalistët në mendësi që i fanepsen popullit si të djathtë, personeli i një aeroporti s’e ka luksin të bëjë greva. Me ligj e me kanun.

Se fjala bie, dy ditë pasi takuan Ilir Metën, na janë ngritur disa njerëz që s’u pëlqen rroga 2 milionë në muaj, se ishin mësuar më katër. Kush e di, është mota-mo si në ish-televizionin e Becchettit që u çmendën disa dhe thërrisnin “diktatura, diktatura” dhe i mbajtën sytë s’dihet se ku, matanë detit e qiellit, për rrogat.

Gjithësesi dhe me shkurtime, ligji thotë “ik në shtëpi dhe mos ta pafsha më bojën”. Kanuni thotë: “Rri në punë! Na njofto neve që presim trupin e te vdekurit nga X vend në Y avion, se në filan datë do marrësh raport sikur të ka zënë barku. T’na njoftojë Aviacioni, dhe ta sjellim të vdekurin me det, a me rrugë”.

Unë nuk dua t’i hyj rrugës romantike që Belinda Balluku proklamoi sot. S’më intereson nëse vaksinat vijnë sot, apo me 48 ditë vonesë për aq kohë sa në vend kemi gjendje sa të duash vaksina. Edhe për ata që u çmendën në Albcontrol. Ministrja e di fare mire se si ka percipituar situata dhe se si zgjidhet. Jo se është ministre, por për të gjithë qorrët, e ka drejtuar vetë Albcontrolin derisa u bë ministre.

Belinda ka një problem të madh. Ajo foli nga ambientet e aeroportit. Shkoi më pas tek media e parë, e dytë, e tretë… Dhe e mbylli në ministrinë e saj me një deklaratë. Tonet sa erdhën e u ashpërsuan nga ora në orë, jo prej nervozizmit, po me gjasë u dha kohë rebelevë të qiellit.

Por pse humbe kohë dhe s’i re shkurt Belinda? Fjala bie, mund të çmendeshe si Ilir Meta që për zyrat e Sali Shehut u bë palaço duke bërtitur si Agim Qirjaqi te Lulëkuqet mbi Mure: “jashtë, jashtë jashtë”. Saqë u vu në mëdyshje një moment a duhet të ndërhynte Policia, spitali apo e shoqja? Fundja t’i i ke punonjësit e tu, Meta i ka të Veliajt.

Bëhu si Ilir Meta, Belinda! Që për zyrat e rrëmbythjes Sali Shehu, që as partia e tij s’e njihte, doli nga fiqiri si beu te ‘Koncert në vitin 36’. E pse të mos e bëje ti për qiellin e shqiptarëve?

JavaNews

Next Post
Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Lipjan të Kosovës

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Lipjan të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In