• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O Bardh Ziu nuk të kemi faj”, Bardhi replikon me Spiropalin: Ke të drejtë që nervozohesh…

by A R
07/01/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kallëzimi në SPAK që ka bërë PD-ja për disa zyrtarë të PS-së ka sjellë reagimin e ministres Elisa Spiropali duke krijuar një debat me Sekretarin e Përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhi.

Kallëzimi, që në fakt mban firmën e Bardhit, bëhet për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore.

Por nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Elisa Spiropali i kthen përgjigje Bardhit dhe i thotë se nuk ka faj që tek PS-ja shtohen simpatizantët pasi përfaqësuesit e saj shkojnë tek qytetarët. Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, opozita pret që qytetarët të shkojnë tek ata.

“O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”, shkruan ajo.

Ndërkohë edhe sekretari i PD-së reagoi duke thënë se Spiropali ka të drejtë të nervozohet pasi SPAK do duhet të merret me të para dhe pas zgjedhjeve.

“Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet”, shkruan Bardhi.

Bardhi thotë se qytetarët janë bindur gjatë kësaj kohe të vështirë se politikanët si Edi Rama e Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete.

/a.r

Next Post
“U pagëzua në vitin 2019” / Ish-drejtori i shkollës jep detaje për jetën e Kristinës

"U pagëzua në vitin 2019" / Ish-drejtori i shkollës jep detaje për jetën e Kristinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In