• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“NYT”: Duke shtyrë përpara marrëveshjen Kosovë-Serbi, SHBA i ka “nxehur” aleatët

by A R
21/06/2020 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, në një artikull dedikuar ftesës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës që delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, shkruan se kjo lëvizje i ka “turbulluar” raportet e SHBA-së me aleatët evropianë.

Në shkrimin e Patrick Kingsley-t dhe Kenneth P. Vogel-it thuhet se gjithçka ka nisur pas emërimit të Richard Grenellit emisar special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Qasja e Grenellit ndaj aleatëve evropianë, sipas “NYT”, është pritur keq nga evropianët që e akuzojnë  atë për injorim e nënçmim të demokracisë në Kosovë dhe për mbylljen e syve për autoritarizmin në Serbi.

“Dyshoj se në këtë mënyrë mund të zgjidhet një situatë si Kosova, me mënyrën si po përpiqet Grenelli”, ka thënë Wolfgang Petritsch, ish i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Emërimi i tij ka qenë shumë i dëmshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Me Grenellin ka pasur veç konfuzion”, ka shtuar ai.

Në artikullin e “NYT”, të publikuar të shtunën, jepen detaje se si Grenelli akoma shpreson për një fitore diplomatike në Ballkan para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Ky medium e cilëson befasuese ftesën për takim të Kosovës dhe Serbisë për 27 qershor.

Përkrahës të idesë së Grenellit kanë thënë se para se ai të përfshihej në dialog, negociatat nuk ishin askund. Kritikët kanë shprehur shqetësime se një vizitë në SHBA është shpërblim për njerëzit që nëpër vendet e tyre janë kritikuar për minim të demokracisë.

“NYT” shkruan se të gjitha administratat amerikane, si ato të demokratëve, por edhe ato të republikanëve, deri tash ishin garantuese të sigurisë në Kosovë, duke bashkëpunuar me evropianët, “por në administratën e Trumpit, bashkëpunimi me partnerët evropianë është zhdukur. Takimi i javës së ardhshme është caktuar pa konsulta me BE-në”.

Grenelli është përpjekur të zgjidhë çështjen duke rritur presionin mbi Kosovën, shkruan “NYTimes”.

“Kemi harruar kush është klienti ynë”, ka thënë David L. Phillips, ekspert i Ballkanit dhe këshilltar i Departamentit të Shtetit gjatë luftës në Kosovë.

“S’është Serbia, por Kosova, shteti të cilin e kemi ndihmuar të formohet, i kemi shërbyer e mbrojtur”, ka theksuar ai.

Administrata e Trumpit shpreson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të fitojë zgjedhjet e nesërme dhe se kjo do t’i japë atij “hapësirë për t’i adresuar tensionet me Kosovën”.

“Zgjedhjet s’janë garë, kjo dihet. Pas zgjedhjeve ka pritje se do të jetë momentumi. Por, momentum për çka? Askush nuk e di”, ka thënë Marko Savkoviq, drejtor i programit për Forumin e Sigurisë në Beograd, konferencë e përvitshme politike në Serbi.

Sipas “NYT”, presioni i Amerikës është vënë mbi Kosovën, jo Serbinë, duke përmendur kërkesën për heqjen e tarifave dhe kërcënimet me ndërprerjen e ndihmës së Amerikës për Kosovën. Në mars, SHBA-ja ngriu 50 milionë dollarë në formë ndihme për Kosovën. Në të njëjtën javë ishte sugjeruar edhe tërheqja e trupave amerikane nga Kosova. Intervenimet kishin nxitur tensione mes presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Albin Kurti.

“Kosova s’ka parë kurrë një diplomat si Grenelli”, ka thënë Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet.

“Stili i Grenellit vjen më shumë si ngacmim, se sa si negocim”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, në Serbi, ftesa për Vuçiqin shihet “si përkrahje për metodat e tij autokratike”. Kështu mendon edhe Dragan Gjilas, lideri opozitar në Serbi.

Për shumë vjet, Amerika ka refuzuar rivizatimin e kufijve në vija etnike, por më 2018, kursi i Departamentit të Shtetit ndryshoi, pas asaj që një ish-zyrtar i SHBA-së ka thënë se ishte vendim i brendshëm për të qenë më të sigurt në vendet si Ballkani, për të shmangur humbjen e ndikimit ndaj fuqive rivale si Rusia e Kina. Ndryshimi i kishte shqetësuar disa qeveri evropiane, por ishte bërë në koordinim me zyrtarë të BE-së që negocionin ndërmjetësimin atë kohë, sipas “NYT”.

“NYT” shkruan edhe për marrëveshjet për linjat ajrore e hekurudhore midis Kosovës e Serbisë, të cilat u nënshkruan me ndërmjetësimin e Grenellit. Në shkrim theksohet se palët kanë nënshkruar dokumente të ndara me fjalë ndryshe.

Disa nga përkrahësit e Grenellit kanë thënë se Thaçi e Vuçiqi po dialogojnë fshehtas për një marrëveshje paqeje, duke lavdëruar përpjekjet amerikane.

“Prapa skenave, ata kanë arritur mirëkuptim për disa kushte të një traktati të ardhshëm, përfshirë idenë e rregullimit të kufijve të Kosovës, sipas katër ish-zyrtarëve amerikanë që kanë cituar njerëzit e përfshirë në negociata”, shkruan “NYT”.

Gazeta shkruan se bisedimet mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë ngecën kur në pushtet erdhi Albin Kurti, i cili tha se e drejta për udhëheqjen e dialogur i takon atij dhe jo presidentit Thaçi.

Një nga këta katër ish-zyrtarë, James R.Hooper, ka thënë se Grenelli kishte dalë kundër Kurtit nga frika se ai mund ta nxirrte nga binarët momentumin e krijuar nga Thaçi e Vuçiqi.

Eksperti i çështjeve të Ballkanit ka thënë se Grenelli e kishte kuptuar se “kjo dritare po mbyllej dhe ai dëshironte ta përfundonte, të ratifikohej dhe ajo të implementohej”.

Tani të gjithë mohojnë se po diskutohet për shkëmbim territoresh, ndërsa Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Next Post
Projekti 36 milionë euro 2.2 km, dy mbikalime dhe një nënkalim te “Shqiponja”

Ndërtimi i Unazës së Madhe, peng i banesës së Nexhmije Hoxhës (tek ish-Pularia, jo te Gjiri i Lalzit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

January 14, 2026
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

Danimarka forcon praninë ushtarake, Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s

January 14, 2026
Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In