• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nxori nga automjeti të aksidentuarit, Proda i dorëzon policit hero Certifikatën për Shërbime të Dalluara

by A R
12/08/2025 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i ka dorëzuar Inspektorit Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara, pas aktit të tij heroik në ndihmën ndaj tre qytetarëve të plagosur në aksidentin në rrugën Levan-Fier.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës, Proda vlerësoi aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, që sipas tij, mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, për të qenë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë.

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe e përgëzoj për këtë akt të lartë human, për t’u dhënë ndihmën e parë, në kushte të vështira, tre shtetasve që u përfshinë në një aksident rrugor. 15-vjeçari që Klajdi mori në duar mes tymit dhe flakëve, për ta shpëtuar, fatkeqësisht humbi jetën në spital, kështu që gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushëllimet e mia të sinqerta”, deklaroi Proda.

Nga ana e tij, punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj theksoi se ka kryer detyrën dhe do vijojë ta bëjë sa herë t’i jepet rasti, duke uruar që të tilla raste të mos ndodhin më. Ai ka bërë thirrje ndaj drejtuesve të automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mbrojnë jetën.

“Ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen, dhe do të mbetet për mua një nxitje për të vazhduar të jap më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Mbështetja juaj ndaj çdo punonjësi policie që përmbush me ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut, është më shumë se një certifikatë apo vlerë monetare, është një tregues i qartë që puna e sakrifica vlerësohen”, tha ai.

Next Post

“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

December 21, 2025
Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

December 21, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

December 21, 2025
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

December 21, 2025
Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In