Një kamionist 68-vjeçar, Michael Dorsett, nga Hythe, në Britaninë e Madhe është ende nën shok.
Ashtu si çdo ditë, këtë të premte ai kishte nxjerrë shëtitje qenin e tij në një zonë pyjore, kur u përball me një çarçaf të bardhë, me të cilin ishte mbështjellë një foshnjë e sapolindur, e pajetë.
Momentalisht policia është vënë në kërkim të nënës së tij, ndërkohë që për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së foshnjës, duhet pritur autopsia.
Linda, gruaja e Michael tha për mediat se i shoqi është në gjendje shoku, “Ishte me qenin tonë kur u përball me skenën e rëndë. Është e trishtë gjithë sa ka ndodhur”.
Zbulimi u bë rreth 400 metra larg një shkolle fillore, ndërkohë që policia bën thirrje që nëna të paraqitet, për më tepër pasi dyshohet se gruaja mund të ketë lindur në shtëpi dhe ta ketë hedhur më tej fëmijën.
/a.r