Një 43-vjeçar në Skrapar është arrestuar pasi është kapur duke nxjerrë pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme.
Njoftohet se D. B., banues në Poliçan, është kapur duke nxjerrë pllaka në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorit, arrestohet 43-vjeçari në Skrapar.
43-vjeçari, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u kap nga shërbimet e pyjores. Më tej, ai nuk iu është bindur shërbimeve të zonave të mbrojtura, për kryerjen e veprimeve te tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari