Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës.
Nuk dihet ende se cilit i përket trupi i gjetur, pasi policia e ka rrethuar zonën dhe nuk lejon të afrohet askush.
Babai i 4 fëmijëve që dyshohet se kanë humbur jetën nga shembja e shtëpisë ka vrapuar për të shkuar në vend por nuk është lejuar.
Nën rrënoja ndodheshin Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, person me aftësi të kufizuara, Marjeta Lala, nëna e katër fëmijëve, 3 fëmijët e Marjetës, Emilio dhe Dionis e Dionisa, binjakë.
Shkon kështu në 42 numri i viktimave të tërmetit katastrofik që goditi vendin mëngjesin e së martës, 26 nëntor.
g.kosovari