Një efektiv i forcave RENEA është rrëzuar në zonën e Thethit në Shkodër dhe si pasojë ka dëmtuar gjymtyrët.
Efektivi nuk ishte në detyrë, por ishte me miqtë e tij për alpinizëm kur është rrëzuar në një greminë 150 metra.
Për më shumë se 3 orë efektiv i RENEA-s mbeti i bllokuar në Malin e Zorgjit.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.
Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderlysaj ku ka arritur edhe ambulanca, ndërsa për të shkuar deri në Shkodër do ti duhet edhe tre ore rruge.
Gjendja e tij paraqitet e rënduar.