• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësit në Kamëz/ Berisha: U helmuan nga hashashi, Beqaj: Flet përçart, e konfirmoi QSUT që s’ka helmim

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja në shkollën 9 vjeçare në Kamëz është “katapultuar” në aulën e parlamentit teksa ish kryeministri Berisha ka risjellë argumentin se disa nga nxënësit e shkollës janë helmuar për shkak se është djegur hashash pranë ndërtesës.

Pavarësisht se këtë argument e ka rrëzuar policia e shtetit, një reagim ka ardhur edhe nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka thënë se ka kontaktuar me repartin e toksikologjisë, dhe është tashmë e konfirmuar se nuk ka patur të bëjë me një helmim.

Më poshtë debatet mes Berishës dhe Beqajt

Berisha: Në 13:20 më shkruan prindi i një nxënëseje: “Sot ka ndodhur një ngjarje që policia nuk do ta shfaqë. Kanë djegur hashash ca njerëz të paindetifikuar, dhe policia s’ka bërë asnjë lëvizje për kapjen e tyre. Dhe e shfaq këtë helmim si një ngjarje që nuk ka lidhje me djegien e hashashit”.

Policia po fsheh një krim të ndodhur në një shkollë. Po ashtu fsheh aktin kriminal ndaj një prokurori të Matit. Policia zbaton vetëm një direktive, djegin vetëm 1 % ë kanabisit që presin. Grumbullojnë për llogari të PS dhe çunave të krimit, 98 % të të gjithë kanabisit që pritet, i cili në tërësi nuk është më shumë se 3-4 % e kanabisit të mbjellë në vend. Kanabisi është bërë bimë shtetërore. Dje nuk zbuluan 10 ton, por 22. Por kjo që u ndodhi nxënësve në Paskuqan është një akt shumë i rëndë”, tha Berisha.

Beqaj: Nuk është e vërtetë kjo që u tha këtu. Ata 6 fëmijë nuk kanë asnjë shenjë helmimi nga kjo që u tha këtu. Këtë e them si ministër i Shëndetësisë, dhe marr përgjegjësi të plotë për këtë që thashë. Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT thotë se nuk ka shenjë helmimi nga asnjë gjë, dhe jo më helmim nga djegia e ndonjë shkurreje, apo çfarëdo bimë qoftë kjo. Parafolësi e ka zakon të flasë përçart. Dhe këtë e kanë zakon ta bëjnë me çdo lloj problemi të shqiptarëve. Keqardhje ndjej si politikan dhe qytetar, sepse ai ka qenë edhe mjek. Sa për vajzat do të them se janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe do të dërgohen në shtëpi”

Berisha: Ky është shembulli më, sesi babëzia dhe korrupsioni të vënë poshtë, sesi babëzia dhe korrupsioni të shurdhon, të zhvesh nga çdo ndjenjë njerëzore. Por një ministër, qoftë edhe toksikolog nga profesioni, nuk mund të flasë kështu. Akti i parë që duhet bërë është që të presim analizat.

Duhet të vijnë analizat, sepse e dini ju se çfarë bënë këta. Doktorin që coi me foto shenjat të lëkurës për shkak të kanabisit, ministri i tyre rrugaç, e mori dhe e çoi në komisariati. Çfarë bëri ai? Asgjë, tregoi një foto të alergjisë së një personi ndaj kanabisit.

Këtu kjo situatë është bërë e padurueshme. Prit ore zotëri, të dalin analizat njëherë.

Beqaj: Sali unë nuk prita analizat, mirë… po ti që je mjek pse nuk i pret analizat?! A do ta presim apo jo analizën?! Ata janë kolegët e tu, nuk janë bërë të gjithë politikanë… pse i paragjykon ata?!

Berisha: Unë pse them lexova mesazhin e një prindi! Ai thoshte se është djegur hashash në territorin e shkollës! Unë lexova se çthotë prindi!

Next Post
Patozi për rikonstruksionin e M. Brendshme: Ka ministri por nuk ka rend

“Nuk do lësh ngjalë pa gëlltitur vetëm që të rrish në pushtet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In