• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësit i bashkohen mbjelljes së pemëve/ Veliaj: Kishën e Shën Prokopit do ta rikthejmë siç ka qenë

by Java News
26/02/2020 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit, e cila gjatë regjimit komunist u shndërrua në bar-bufe, do të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme, në shërbim të besimtarëve të krishterë dhe vizitorëve të shumtë. Kjo ka qenë deklararata e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë mbjelljes së 100 fidanëve të rinj me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” dhe “Kongresi i Lushnjës”.

“Kjo quhet kodra e Shën Prokopit dhe po të shikoni fotot e vjetra të Tiranës, tani që kryeqyteti ka mbushur 100 vjeç, kodrat kanë qenë komplet të zhveshura, këtu në majë ka qenë vetëm kisha, të cilën do ta rikthejmë siç ka qenë. Tani nga maja e kodrës shohim mijëra pemë, të cilat nuk ndodhen këtu rastësisht, pra dikush përpara nesh i ka mbjellë. Para 5 vitesh rifilluam me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe sot besoj çdo gjeneratë, edhe gjenerata jonë, ka për detyrë, një detyrë morale qytetare, që t’ia lërë gjeneratës tjetër qytetin më të mirë sesa e gjeti”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana i ka të gjitha mundësitë të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë edhe me teknologjinë e informacionit, por edhe në nisma të tilla si mbjellja e pemëve apo kujdesi për qytetin. “Jam super i lumtur që çunat dhe gocat më të mirë të “Qemal Stafës” na janë bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve. Kush punon, ecën përpara! Një qytet duhet të eci me të dyja marshet: edhe me teknologji të lartë, me aplikacione, me kodim, me softëare, me dizajn, sepse Tirana i ka të gjitha mundësitë të jetë një Kryeqytet Evropian i Rinisë edhe për teknologjinë e informacionit; por duhet të mbjellim edhe pemë, ta mbajmë pastër qytetin, të përdorim më shumë biçikletën dhe transportin publik”, deklaroi ai.

Teksa ftoi edhe të rinj të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme, Veliaj nënvizoi domosdoshmërinë për t’u kujdesur për mjedisin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. “Shumë i lumtur që kemi çuna edhe goca në Tiranë që i kuptojnë të dyja këto elemente, kuptojnë që një shoqëri ecën duke u mbështetur te teknologjia, por nuk mund të përqafojmë teknologjinë në një qytet zhul, në një qytet që s’ka pemë, që s’ka oksigjen, që s’ka jetë dhe hapësira të gjelbra”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Katër arsyet e lëshimit të lidershipit të opozitës nga Lulzim Basha

Katër arsyet e lëshimit të lidershipit të opozitës nga Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In