• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare vrapojnë në garën “Fun Run”, para Maratonës së Tiranës

by A R
06/10/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maratona e Tiranës çeli sot siparin e saj me kategorinë “Fun Run”, ku qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit. Gara, që i parapriu Maratonës që zhvillohet nesër në orën 9.00, kish për qëllim edukimin e të rinjve për një jetë aktive.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ndau çmimet për fituesit e kësaj gare, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv të zhvilluar në Shqipëri.

“Nesër do të mbahet një event shumë i rëndësishëm, Tirana do të mirëpresë vrapues nga 40 vende të botës. Do t’ju ftoja që të gjithë të bëhemi pjesë e Maratonës, qoftë duke ndihmuar vullnetarët, qoftë vrapuesit e huaj. Është gjëja më e mirë që qyteti po mirëpret një event sportiv të përmasave ndërkombëtare”, tha Seferi.

Ai renditi disa nga nismat dhe projektet e bukura të Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e sportit dhe theksoi se është e nevojshme që të rinjtë të orientohen drejt aktiviteteve sportive për një jetë më të shëndetshme. “Duhet të bëjmë të mundur që Tirana të kthehet në një pikë shumë të rëndësishme jo vetëm të turizmit, por edhe të sportit. Është mënyra më e mirë që ju të merreni sa më shumë me sport. Duke nisur nga Parku i Liqenit, te pistat e vrapimit, nga korsitë e biçikletave, Bashkia e Tiranës po krijon mundësi që ju të rriteni shëndetshëm”, nënvizoi ai.

Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti do të përshkojë edhe disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. Nënkryetari i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për devijimin e qarkullimit të automjeteve dhe për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste për qytetin, i ftoi ata të mbështesin sportistët pjesëmarrës.

“Nesër do të ketë disa kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore, në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë maratonës. Do doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës që të bashkëpunojnë në këtë ditë të veçantë dhe të bukur për qytetin tonë, duke mos krijuar konfuzion dhe përdorur mjete alternative, si biçikleta, dhe pse jo, të jetë një ditë ku të ecet në këmbë”, tha Seferi.

Pjesëmarrësit në garë do të kenë mundësi që të garojnë në 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Përveçse një ngjarje sportive për garuesit, Maratona e Tiranës është edhe një mundësi fantastike për promovimin e qytetit tek turistët e tuaj duke e futur kryeqytetin në hartën e vendeve më tërheqëse në botë e duke gjeneruar ekonominë e turizmit./a.m.

Next Post
VIDEO/ “Shoku yt jam unë?” Shikoni si i dhunon nxënësit shoferi i furgonit në Dibër

VIDEO/ "Shoku yt jam unë?" Shikoni si i dhunon nxënësit shoferi i furgonit në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In