Në kuadër edhe të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, ndërmorën një aksion të gjerë për heqjen e mbeturinave.
Të rinjtë dhe të rejat u ndanë në tre grupe pune po pastrojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit të mbështetur edhe nga makineritë e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për largimin e tyre.
Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore Brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zona turistike të Tiranës dhe në parqet kombëtare, sikurse është ai në Malin e Dajtit.
Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë.
Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e pastrimit të mbetjeve në kryeqytet duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në kryeqytet. /b.d