Edi Rama ka publikuar një pamje të Beratit në profilin e tij në rrjetin social dhe si çdo herë të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë shkruar në faqen e kryeministrit, ndër to edhe një fëmijë 14 vjeçar.
Endro Ferizolli quhet djaloshi i cili në facebook-un e Ramës ka publikuar një letër për të, duke i kërkuar ta ndihmojë për një gabim që prej vitesh e ndjek… ndryshimin e emrit.
I riu shprehet se për shkak të një gabimi të bërë në vitin 2007, ai rezulton si Ender Ferizolli, një emër të cilin prej kohësh është përpjekur ta heqë por edhe pse çështja ka shkuar në gjykatë, ende asgjë nuk është zgjidhur.
Ja çfarë i shkruan adoleshenti kryeministrit: