• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nxehet Monika me moderatoren: “Mos më thuaj mua ok, s’do ketë thirrje që të votohet Luan Rama në Vlorë…”

by Java News
19/04/2021 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi eshte perplasur me moderatoren Eni Vasili ne emisionin “Open”, ndersa eshte shprehur se nuk do te kete asnje thirrje per te votuar Luan Ramen ne Vlore!

Monika Kryemadhi: LSI në Vlorë merr tre mandate. 2 i merr në Vlorë, 1 e merr në Sarandë. Aty nuk ka ndodh asnjë ngjarje. E ke dëgjuar Luan Ramën ose Petrit Vasilin të thonë votoni Monika Kryemadhin? As Monika, as Luan Rama, as Petrit Vasili nuk kërkojnë vota për njeri tjetrin se nuk kemi nevojë ne të kërkojmë vota për njeri-tjetrin dhe jo vetëm do kërkojmë vota për Grisejda Myslymin por do kërkojmë vota dhe për Liri Demen, Dikens Bushin dhe për Taqo Lapaj.

Eni Vasili: Luan Ramën jo?

Monika Kryemadhi: Jo fare, nuk e ka për detyrë.

Eni Vasili: Po këta pse?

Monika Kryemadhi: Këta i ka për detyrë se këta nuk i njeh ti. Pse nuk e merr ti kur shkon Ilir Meta nëpër takimet që bën edhe me Bujar Leskaj dhe me Luan Ramën, pse nuk e përmend ti, pse nuk e thua? Shikoni si i keni monitorimet nëpër media nga KQZ dhe nga AMA. Pse nuk i nxirrni takimet e deputetëve të LSI, në të gjitha televizionet. Sepse është strategji e Edi Ramës dhe e Damian Gjiknurit. Nuk i identifikoni dot as ju, as Edi Rama dhe asnjë tjetër çdo lloj problematike që kanë. Mbas mitingut që bëri LSI në Vlorë tha do ta mbyll fushatën në Vlorë, Edi Rama. Le ta mbyllte në Tiranë sic e kishte në plan për ta mbyllur.

Nuk ka për detyrë Luan Rama, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili të kërkojnë vota për njeri tjetrin sepse që të tre jemi njerëz që drejtojmë LSI dhe kemi për detyrë të promovojmë njerëz të rinj. Kemi për detyrë të promovojmë gra, vajza, të rinj dhe të reja. Dhe e ka për detyrë edhe Luan Rama dhe Petrit Vasili, ke dëgjuar ndonjëherë të kërkojë Monika Kryemadhi vota për Petrit Vasilin në Tiranë, i treti është Vasili? Po për kë kërkoj vota në Tiranë unë. Kërkoj për Floida Kërpaçin, kërkoj për Silva Cakën, kërkoj për Klev Pojanën. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë që Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë kundër Petrit Vasilit?

Eni Vasili: Kjo është taktikë…

Monika Kryemadhi: Po edhe Vlora taktikë elektorale është. Mos u merrni me thashethemet dhe intrigat dhe gropën e nepërkave që ngre Damian Gjiknuri në Vlorë. Damian Gjiknuri më vjen keq nuk do të jetë në Parlament dhe më vjen keq që dhe Edi Rama nuk do të ketë mundësi ta fitojë listën në Vlorë. As 7 nuk ka për ti marrë.

Unë po ju them në Vlorë me 25 mijë vota edhe 23 mijë vota LSI merr 3 mandate. E dyta po ua them sinqerisht, kalkulimet që ne bëjmë i kemi shumë të sakta. Banda e Vlorës ka tentuar të blejnë struktura të LSI dhe të PD. Kosto e votës është sa një leje ndërtimi. Në Elbasan përdoret prokuroria, s’ka nevojë të përdoren individë të veçantë. Në Durrës përdor policinë ai.

Eni Vasili: Ok…

Monika Kryemadhi: Jo jo mos më thuaj mua ok, se nëse më bën pyetje do përgjigjem. I kam çuar në SPAK denoncimet lidhur me bandën e inceneratorëve. E kam dhe me ca që luftojnë me flamurin e demokracisë. Policia e Shtetit ka video të eksponentëve të Rilindjes që blejnë vota dhe shpëndajnë para dhe nuk i heton. Mbi 30 video i kam unë. Po presim si do reagojnë, dhe më pas kur të thonë diçka do i përdorim, do i themi mbylleni gojën se ja ku i keni provat….

Next Post
Sondazhi/ Parashikimi i zgjedhjeve për të dielën: 48% PS, ndërsa PD dhe Aleatët 41.5%

Sondazhi/ Parashikimi i zgjedhjeve për të dielën: 48% PS, ndërsa PD dhe Aleatët 41.5%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

January 31, 2026
Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

January 31, 2026
Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

January 31, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

January 31, 2026
Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

January 31, 2026
Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

January 31, 2026
Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In