• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nusreti kërkoi nuse në Shqipëri, por miqtë dhe “gruaja” e zhvatën dhe i mbyllën telefonat

by Java News
04/07/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë nga Kosova, i cili erdhi për të kërkuar grua në Shqipëri, këmbëngul se është mashtruar nga miqtë dhe të njohurit, që pasi e kanë zhvatur, kanë mbyllur telefonat dhe nuk i përgjigjen më.

Sipas policisë numër një në Tiranë, burri është emigrant prej shumë vitesh në Gjermani, vend në të cilin krijoi njohje dhe miqësi me shqiptarë. Në një nga udhëtimet drejt Tiranës, ai u bind se kishte ardhdur momenti që të gjente një grua dhe të martohej, ndaj nuk la gurë pa lëvizur.

“Erdha në Tiranë. Pimë kafe me shokun tim nga Kosova dhe më pas takova një të njohurin tim me  emrin E,. Konsumuam kafe dhe në muhabet e sipër, i thashë të më njihte me një vajzë të mirë se dua të martohem”.

Për këtë kërkesë burri nuk premtoi këpucë, si veprojnë shumë të rinj, sipas një zakoni, në të cilin japin dhurata për ndërmjetësin. Por premtoi se do të paguante një shumë eurosh.

Ai shprehet më tej në denoncimin pranë agjentëve, që nuk u ka mbetur gjë tjetër, përveçse të shkruajnë deklaratën e tij dhe kërkesën për ta zbardhur krimin që i ndodhi. GazetaSi.al, zbulon detaje nga dosja pranë oficerit  A.Ll.

“Bisedën se do i jepja 1500 euro, dhuratë e bëra me E., që ishte shok i imi këtu në Tiranë. Shoku ishte me një zonjë në moshë që nuk hezitoi, por më tha: ‘Ta gjej unë një nuse ty’”.

Gruaja, sipas burrit të mashtruar, ka telefonuar një vajzë të re, e cila është përgjigjur dhe nuk ka vonuar shumë që e reja t’i bashkohej tavolinës.

“Vajza u prezantua si F.L. Atë ditë biseuam normalisht në kafe, shkëmbyem numrat e telefonit për të vazhduar njohjen dhe unë u largova në Gjermani”, – denoncon Nusreti.

Njohja mes të dyve, ka vazhduar sipas të mashtruarit përmes bisedave në telefon.  Derisa burri është bindur se duhet të bënte sërish valixhet gati dhe të kthehej në Tiranë ku e priste nusja e ardhshme e tij.

“Mora familjen, motrat, vëllezërit për ta bërë njohjen si e do zakoni dhe për t’u fejuar. U ulëm me vajzën e re, F.L.,në një kafe shumë të njohur në Tiranë. Biseduam gjatë dhe u çuam nga tavolina dhe shkuam drejt një argjendarie që është përballë një qendre tregtare në Tiranë”, kujton burri, që siç rezultoi më vonë, jo vetëm mbeti pa grua, por mbeti dhe me xhepat bosh.

“Aty, sipas zakonit, i bleva F. një unazë floriri, që shkoi 57 mijë lekë të reja dhe pasi kreva pagesën dolëm nga dyqani. Nusja, kur dolëm më tha befas; duhet të shkoj tek nëna se e kam shumë sëmurë dhe duhet të jem në spital”.

Me gjithë këmbënguljen e dhëndrit, nusja nuk ka pranuar që të shoqërohej në spital nga krushqit, e po ashtu as nga burri i sapo konfirmuar, thotë burimi i Gazetasi.al.

“Së bashku me familjen, udhëtuam për në Kosovë, dhe isha i shqetësuar dhe vazhdimisht e pyesja nusen për mamanë se si ishte me shëndet. Ajo më tregoi se e ëma ishte sëmurë dhe gjatë bisedës më kërkoi euro, pasi i duheshin për të ëmën”.

Kur dhëndrri i bindur se duhet ta ndihmonte nusen, i ka kërkuar të dhënat që t’ja niste përmes bankës, e reja ka fikur telefonin.

“Nga ky moment, biseda mes nesh u ndërpre, ajo ka fikur telefonin, i kërkova takim, por nusja u shpreh se nuk do që të vazhdojë më dhe ka fikur telefonin”, – i thotë agjentit të komisariatit numër një, Nusreti.

I nevrikosur, dhëndrri i ri është kthyer në Tiranë me shpresën se do komunikonte me ndërmjetësit dhe me nusen. Por asnjë nuk është i disponueshëm ta takojë, ndaj ai pasi ka pritur gjatë, ka shkuar direkt e në polici.

“Komunikova me F., i thashë që t’më takonte, nuk pranoi. I thashë pastaj që të më kthejë sendet dhurata dhe unazën e çmuar, por ajo nuk pranoi”,  – thotë në denoncim burri nga Kosova. Pas këtij çasti, ai është bindur se e gjitha kjo është një mashtrim dhe se miqtë nga Tirana, së bashku me nusen nuk janë gjë tjetër përveç se mashtrues.

“Kërkoj ta ndjek në rrugë ligjore”, – thotë i mashtruari, i cili, sipas policisë është gënjyer që në fillim, pasi ka dyshime se vajza e re nuk ështe prezantuar me identitetin e saj të vërtetë.

Në listën e personave që do pyeten, bën me dije një burim policor pranë komisariatit numër 1, është shoku i kosovarit dhe gruaja që nuk është identifikuar ende dhe që në këtë rast ishte në rolin e shkuesit për të realizuar një martesë që nuk u krye./m.j

Next Post
Detajet/ “Fantazmat” shqiptare që grabitën vilat në Mykonos, video dhe kodet e hajdutëve: Do ikim për kafe?

Detajet/ “Fantazmat” shqiptare që grabitën vilat në Mykonos, video dhe kodet e hajdutëve: Do ikim për kafe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In