• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nusja e djalit të ish-bosit të ‘VEFA’: Burri është i gatshëm të kthejë 647 mijë $, por refuzon Vehbiu…

by Java News
17/07/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e Artan Alimuçajt, djalit të ish-bosit të “VEFA”-s, që u arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, ka denoncuar në Polici se i shoqi është kërcënuar në burgun e Fierit nga persona civilë që edhe e kanë dhunuar.

artan-alimucaj

Juristja 37-vjeçare S. Alimuçaj, e cila për arsye sigurie nuk do të identifikohet, rrëfen makthin që ka kaluar që nga momenti i arrestimit të të shoqit dhe pasiguria që ka për jetën e tij, por edhe të djalit vetëm 11 vjeç.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo tregon se e gjithë kjo histori ndodh vetëm prej faktit që bashkëshorti i saj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, e t’i kthejë shtetit shumën prej 647 mijë dollarësh janë depozituar nga i ati në një bankë në Hungari.

Ajo ka dyshimet e saj që pas gjithë këtij skenari fshihet vjehrri i saj, Vebi Alimuçaj, i cili gjithmonë ka qenë kundra vendimit të të birit për të kthyer paratë. Edhe pse nuk është e sigurt plotësisht nëse është vërtet ai që po kërcënon të birin në burg apo jo, bashkëshortja e Artan Alimuçajt shprehet se nuk është aspak çudi që ai, duke u premtuar para personave të ndryshëm, të përdorë këtë formë presioni për të mos humbur paratë.

Ajo tregon se edhe dje, kur ishte seanca gjyqësore për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u përdorën të gjitha format që i shoqi të mos merrte pjesë.

Duke falsifikuar firmën e tij, persona të panjohur kanë dërguar një shkresë në Gjykatë, ku thuhej se ai refuzonte të merrte pjesë.

Sot ju ndodheshit në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një seancë gjyqësore që u shty. Çfarë ndodhi aty?

Ndodhi që burri im, sigurisht pa dijeni dhe pa dëshirën e tij, nuk mundi të ishte i pranishëm në seancë dhe gjyqi u shty për në datë 21 korrik. Në një seancë që ishte vendimtare për lirimin e tij nga burgu, ai nuk u lejua të merrte pjesë.

Nga kush nuk u lejua?

Nuk e dimë se kush nuk e lejoi. Por ai apo ata që nuk e lejuan normalisht nuk kanë interes që Artani të lirohet nga burgu, por duan ta çmendin aty brenda, edhe pse është i pafajshëm. Përdorin falsifikime që t’i mohojnë atij të drejtën për t’u paraqitur në gjyq.

Për çfarë falsifikimesh bëhet fjalë?

Sot në Gjykatë erdhi një deklaratë e Artanit, por që në fakt nuk kishte si të ishte e Artanit, pasi edhe djali im 11 vjeç e kuptoi që ajo nuk ishte firma e tij, ku thuhej se nuk donte që të merrte pjesë në gjyq. E kush e beson këtë? Sigurisht që nuk ishte dëshira e Artanit kjo. Për këtë arsye, por edhe për shumë e shumë të tjera, menjëherë pas dështimit të gjyqit sot jam nisur drejt burgut të Fierit, për ta parë vetë me sytë e mi Artanin dhe ta pyesja se çfarë kishte ndodhur.

E takuat në burg?

Po, e takova dhe ai sapo më pa, u shtang. Atij i kishin thënë që nuk isha më as unë, as djali. E kishin rrahur, e kishin kërcënuar. Nuk kam asnjë siguri për jetën e tij aty brenda. Në fakt as për vete e për djalin, por ai është aty i izoluar, nuk kupton dhe nuk mëson asgjë se çfarë po ndodh jashtë. Sapo pa dokumentin që i tregova, u bë edhe më keq. Jo vetëm që s’e kishte bërë kurrë atë deklaratë, por besoi edhe më shumë se ato kërcënime nuk janë për t’u neglizhuar.

Pra, ju thoni se bashkëshorti juaj është kërcënuar?

Po, është kërcënuar dhe dhunuar. I janë shkelur të gjitha të drejtat, duke filluar që në Tiranë, ku është mbajtur jashtë çdo rregulli në Drejtorinë e Policisë për 7 ditë e më pas edhe në burgun e Fierit. Para dy ditësh kam folur në telefon me të, pasi nuk komunikoja që pas arrestimit kur e takova në Policinë e Tiranës. Më tha që të largohesha nga Shqipëria, pasi jeta ime dhe e djalit ishte në rrezik. Kam bërë denoncim në Komisariatin nr.4 për kanosje, madje edhe në Policinë e Fierit. Takova edhe drejtorin e burgut atje dhe më tha që t’i drejtohesha SHKB-së së Burgjeve, pasi edhe ai nuk ishte në dijeni të asaj shkrese.

Pse po ndodhin këto kërcënime?

Nuk mund ta them me siguri, pasi nuk kam prova, por kam dyshime se pas të gjitha këtyre fshihet vjehrri im. Ne kemi vendosur të bashkëpunojmë me shtetin, që Artani të kthejë shumën prej 647 mijë dollarësh që janë depozituar nga i ati në një bankë në Hungari. Por Vebiu ka qenë gjithmonë kundër këtij vendimi që ne kemi marrë. Ai nuk do që t’i humbë këto para. Unë ia kam thënë në sy edhe para se të arrestohej Artani, por ai më thoshte që ne nuk mund ta bënim këtë.

a.ç

Next Post
Aksidenti në Vlorë, ndërron jetë në spital 53-vjeçarja

Aksident në Durrës, shoferi i dehur përplas dy automjete, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2026, viti i tronditjeve globale”, astrologia: Fillime të reja dhe një botë në prag ndryshimi

“2026, viti i tronditjeve globale”, astrologia: Fillime të reja dhe një botë në prag ndryshimi

January 5, 2026
Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

January 5, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Koha e fisit të çartun

January 5, 2026
Një dekadë përparim në ekologjinë e lumit Jance

Një dekadë përparim në ekologjinë e lumit Jance

January 5, 2026
Abuzimet me tenderat e UKT, SPAK çon për gjykim 3 zyrtarë dhe 1 biznesmen

UKT, emërohet drejtori i ri/ Kush do e zëvendësojë ish-kreun që u shkarkua ditët e fundit të vitit 2025

January 5, 2026
Trageti nuk ankorohet dot në Vlorë prej erës, pezullohet nisja për 800 udhëtarë

Trageti nuk ankorohet dot në Vlorë prej erës, pezullohet nisja për 800 udhëtarë

January 5, 2026
PAMJET / Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

PAMJET / Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

January 5, 2026
Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” në mes të autostradës

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” në mes të autostradës

January 5, 2026
Policia identifikon 40 viktimat e zjarrit në Zvicër. 6 nga të plagosurit ende të paidentifikuar për shkak të djegieve

Policia identifikon 40 viktimat e zjarrit në Zvicër. 6 nga të plagosurit ende të paidentifikuar për shkak të djegieve

January 5, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

“Dashuri, para e fat…”, viti nis mbarë për shenjat e horoskopit

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In