• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nusja do t’i hiqem qafe”/ 85-vjeçari i lënë pas dore kërkon nuse: Dua veç të llafosem për shpirtin tim

by Java News
21/02/2020 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari. Abdulla Cekani rrëfeu në studio se prej 15 vitesh, gruaja e tij ka ndërruar jetë dhe që prej asaj dite ai ndihet i vetmuar. Jeton me nusen dhe djalin e tij, por marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë, prandaj ai ka vendosur të gjejë një grua në mënyrë që të kalojë me të pjesën e mbetur të jetës. 85-vjeçari i është drejtuar programit dhe kërkon gjithashtu që partnerja e tij të plotësojë disa kushte.

Mirela Milori: Ti ke ardhur se ke një kërkesë, thua që të kesh një partnere jete?

Abdulla Cekani: Po ta kesh për në fund, se jam mirë unë, po si dihet si del puna.

Mirela Milori: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?

Abdulla Cekani: Po të më gjendet në fund, ku i dihet bëhem keq unë, se e shoh terezinë që s’kam përkrahje, ja shoh planin. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.

Mirela Milori: Nuk e do qytetare?

Abdulla Cekani: Po qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot.

Mirela Milori: Për çfarë e do një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua.

Mirela Milori: Nuk është më e thjeshtë të rregullosh marrëdhëniet me nusen e djalit dhe fëmijët, sesa të fillosh ti hysh angazhimeve, të gjesh një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Ne të rregulluar jemi, por mbeta si i veçuar e kupton.

Mirela Milori: Je i vetmuar?

Abdulla Cekani: Ha njëçik bukë aty unë dhe rri mbas sobës, ata flasin, por mua s’më pyet njeri.

Mirela Milori: Ja ke thënë djalit që dua të kërkoj një grua?

Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.

Mirela Milori: Çfarë thotë djali?

Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.

Mirela Milori: Po vëllezërit motra?

Abdulla Cekani: Motrat thotë na fëlliqe po gjete grua, mos përmend grua në këtë moshë. Po unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato./ tvklan

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Puthja “e vjedhur” ndaj Papa Françeskut, pamjet bëjnë xhiron e botës

FOTO/ Puthja “e vjedhur” ndaj Papa Françeskut, pamjet bëjnë xhiron e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In