Një 54 vjeçare me inicialet B.Sh është dhunuar psikologjikisht nga nusja e djalit të saj, 32 vjeçarja me inicialet M.B. Gruaja e ka paditur nusen dhe ka përfituar një urdhër mbrojtje ndaj saj.
Njoftimi zyrtar i policisë
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Sh, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja M.B, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
c.a