Numri më i madh i selfie-ve është shkrepur në…
Rreth 1.2 miliardë selfie janë shkrepur në Britani në vitin 2014, sipas një raporti të ri që vjen nga mbikëqyrësi i komunikimeve Ofcom, ku një nga dhjetë persona kanë shkrepur të paktën një selfie në javë.
Një trend i ri i britanikëve është që preferojnë më shumë telefonat inteligjentë sesa kompjuterët për të hyrë në internet. Sipas një studimi të kryer nga ky mbikëqyrës, 33% e përdoruesve të internetit në këtë vend përdorin telefonat inteligjentë për të shfletuar në internet, ndërsa 30% e njerëzve vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë kompjuterëve të tyre. Kjo përqindje është dyfishuar në krahasim me dy vjet më parë, ku kompjuterët ishin akoma më të preferuarit. Për më tepër, telefonat inteligjentë përdoren tani nga 66% e të rinjve në Britani, nga 39% që ishin në vitin 2012./krokodili.al/









