• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri i vdekjeve e testimeve edhe mund të manipulohet. Po pacientët në reanimacion?

by Eduard Zaloshnja
25/04/2020 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Bazuar në shifrat e përditësuara mbi pandeminë COVID-19 në Worldometers.info (https://www.worldometers.info/coronavirus/#countries), Shqipëria është ndër vendet me më pak vdekje për milionë banorë në Ballkan e Europë (në Ballkan vetëm Bullgaria ka diçka më pak). Por opozitarë të rëndësishëm pretendojnë se, në bazë të “informacioneve konfidenciale” nga agjensitë funerale, u rezulton se vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri janë 2 deri në 2.5 herë më shumë seç raportohen zyrtarisht nga Ministria e Shëndetsisë.

Sidoqoftë, edhe sikur ky pretendim i opozitarëve të jetë i vërtetë, Shqipëria do të ishte nën numrin mesatar të vdekjeve për milion banorë ndër shtetet e prekura nga COVID-19 (mesatrja botërore është 25 vdekje për milionë banorë, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht 9 vdekje për milion banorë).

Pavarsisht se sa fakte të tilla kokëforte të prezantohen, opozitarët më të rëndësishëm dhe pasuesit e tyre nuk do ta ndalojnë refrenin e “informacioneve konfidenciale” nga agjensitë funerale, deri sa pandemia të shuhet…

Një tjetër betejë mediatike që po bëjnë opozitarët gjatë pandemisë është ajo rreth testimeve. Ata përmendin papushim moton e OBSH-së “Testoni, testoni, testoni!”. Por OBSH-ja përdor një kriter numerik për të matur efikasitetin e fushatës së testimit; gjegjësisht, raportin teste me rezultat negativ ndaj atyre me rezultat pozitiv.  Dr. Mike Ryan, Drejtor Ekzekutiv për programet e emergjencës në OBSH, deklaroi para ca ditësh që, nëse një vendi i dalin nga testet të paktën 10 raste të painfektuara (negative), për çdo rast të infektuar (pozitiv), fushata e tij e testimit konsiderohet  efekase.

Sipas raportimit më të fundit të ISHP-së, e cila ka të vetmin laborator të certifikuar nga OBSH-ja për kryerjen e testeve për COVID-19, nga fushata e derisotme e testimit kanë rezultuar mesatarisht 9 raste të painfektuara (negative), për çdo rast të infektuar (pozitiv). Pra jemi shumë pranë kufirit të efektivitetit të përcaktuar nga OBSH-ja (10). Për krahasim, Gjermania, e cila shquhet në Europë për numrin e testeve, e ka këtë raport 12 raste të painfektuara (negative), për çdo rast të infektuar (pozitiv). Ndërsa mesatarja botërore është vetëm 7.5.

Por edhe këtu, opozitarët e kanë të gatshme përgjigjen: “Drejtoreshë e ISHP-së (ku kryen testet) është ish-kunata e Ramës dhe kunata aktuale e ministrit Çuçi…” Dhe në fakt, nëse qeveria vërtet do që të manipulojë shifrat rreth COVID-19, e ka shumë më të lehtë të raportojë një numër fiktiv testesh, se sa të fshehë vdekjet nga COVID-19.

Por ka një shifër që është vështirë të manipulohet apo fshihet – numri i të sëmurëve në reanimacion që janë në respirator apo që janë të intubuar. Në spitale punojnë qindra mjekë, infermierë, sanitarë e personel tjetër ndihmës. Dhe në qoftë se në reanimacion ndodhen 30-40 pacientë nga një sëmundje kaq infektive sa COVID-19 (e jo 8 sa raporton aktualisht Ministria e Shëndetsisë), lajmi do të kishte marrë dhenë. Edhe në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, një lajm i tillë nuk do të ishte fshehur dot. Nga ana tjetër, kushdo që ka një familjar të sëmurë shumë rëndë e çon atë në spital. Nuk ka budalla që ta mbajë në shtëpi të dashurin e zemrës, thjesht që të mos përkeqësojë statistikat e qeverisë Rama!. Dhe në fakt, në spitalin infektiv dhe atë të sëmundjeve të mushkrive, numri i të sëmurëve në reanimacion nuk i ka kaluar 12 (ose 4 për milion banorë), as në kulmin e pandemisë aktuale e as në kulmin e epidemisë së gripit sezonal (që u arrit në muajin shkurt). Në Shqipëri jemi shumë, shumë larg skenave me pacientë nëpër koridore me respirator, si në disa spitale të Lombardisë apo Nju Jorkut…

Bazuar në logjikën e mësipërme, treguesi i të sëmurëve rëndë/kritikë (që kanë nevojë për respirator/intubim) për milion banorë është më i pakundërshtueshmi për t’u krahasuar me vende të tjera të Ballkanit e të botës.

Aktualisht, listën e vendeve me të sëmurë në gjendje të rëndë/kritike nga COVID-19 e kryeson Spanja, që ka sot 165 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Në vendin e 10-të ndodhet Italia, me 36 pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shtetet mikroskopike si San Marino, Vatikani etj. nuk janë përfshirë në këtë renditje).

Në Ballkan, listën e vendeve me të sëmurë rëndë/kritikë nga COVID-19 e kryeson Rumania, që ka sot 12.5 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Shqipëria ka aktualisht shkallën më të ulët të sëmundshmërisë akute në Ballkan (përveç Bosnjës), me 2.7 pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shihni tabelën shoqëruese).

Next Post
Amnisti për emigrantët, apo amnisti për emigruesit e parave në parajsa fiskale!

Amnisti për emigrantët, apo amnisti për emigruesit e parave në parajsa fiskale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë: Do marrim veprime të mëtejshme

Uashingtoni paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë!

January 3, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorët, plagosen dy persona

January 3, 2026
VIDEO / Dënoi sulmin në Venezuelë, Trump: Presidenti kolumbian të ruajë b… e tij!

VIDEO / Dënoi sulmin në Venezuelë, Trump: Presidenti kolumbian të ruajë b… e tij!

January 3, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Marco Rubio: Maduro mund ta shmangte kapjen, por zgjodhi të bënte “të fortin”

January 3, 2026
Trump: Ishim të përgatitur të ndërmerrnim një sulm të dytë ndaj Venezuelës, por tani…

Trump: Ishim të përgatitur të ndërmerrnim një sulm të dytë ndaj Venezuelës, por tani…

January 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Festa e madhe në Partinë Demokratike

January 3, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

“Është Berisha non-grata apo…”, Buzhala ironizon PD-në: Trump do ta rrëzojë ‘Ramaduron’ pas mesnate…

January 3, 2026
“150 avionë, sekrete dhe guxim”, si u kap Maduro sipas gjeneralit Caine

“150 avionë, sekrete dhe guxim”, si u kap Maduro sipas gjeneralit Caine

January 3, 2026
Trump ndan detaje nga operacioni në Venezuelë: Dritat u fikën kur u kap Maduro

Trump ndan detaje nga operacioni në Venezuelë: Dritat u fikën kur u kap Maduro

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In