Numri i të prekurve nga koronavirusi (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.
“Më shumë se 20 milionë vetë të prekur me Covid-19 në të gjithë botën”, shkruan ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj teksa poston dhe një grafik.

Në grafikëne e publikuar nga ish-ministri Beqaj vendin e parë dhe më e goditur nga pandemia janë SHBA e ndjekur nga Amerika Latine e cila për momentin është epiqendra e re e pandemisë.
Në SHBA numri i të infektuarve ka arritur në 5.199.444 raste deri më tani. Më pas është Amerika Latine, Afrika më pas vjen Azia dhe Europa dhe e fundit vendet e Oqeanit.
Ndërkohë nga pandemia 734,020 të tjerë kanë humbur jetën por një lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 12,900,661qytetarë.
g.kosovari












