• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012

by
23/01/2022 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i degëve të bankave tregtare këtë vit po rritet për herë të parë në 10 vjet.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator numri i degëve arriti në 415, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Megjithëse me një rritje të lehtë, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet.

Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci. Pas vitit 2013, numri i njësive bankare nisi të pakësohet, për shkak se kriza shtoi trysninë për uljen e kostove dhe rritjen e eficiencës. Nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese.

Ky proces u nxit më shumë nga cikli i konsolidimit të sektorit bankar dhe ulja e numrit të bankave. Në periudhën 2018-2019, numri i bankave tregtare ra nga 16 në 12. Si rezultat i bashkimeve mes bankave ekzistuese, një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën. Gjithashtu, edhe procesi i dixhitalizimit të shërbimeve bankare duket se ka dhënë ndikimin e vet në uljen e numrit të njësive fizike. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2020 numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me rreth 33%, duke rritur më shumë potencialet për përdorimin e shërbimeve të bankingut nga shtëpia.

Megjithatë, konsolidimi i sektorit bankar duket se po nisë të japë një efekt pozitiv në ecurinë e numrit të përgjithshëm të degëve bankare. Bankat që kanë dalë nga shitblerjet janë më të shëndetshme dhe më të orientuara për t’u zgjeruar. Pjesë e këtij zgjerimi po bëhet edhe rrjeti i degëve, pavarësisht se në epokën e teknologjisë roli i pranisë fizike është relativizuar disi. Megjithatë, Shqipëria ende nuk është ndër vendet shembull të dixhitalizimit të shërbimeve financiare, ndërkohë që ende depërtimi i degëve bankare në raport me popullsinë ngelet relativisht i ulët.

Vlerësohet se Shqipëria ka aktualisht depërtimin e dytë më të ulët të degëve bankare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me afërsisht 18.6 degë për 100 mijë banorë në moshë madhore. Në këtë renditje, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën, me 16.2 degë për 100 mijë banorë. Mbështetur në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2020, Mali i Zi është shteti me numrin më të lartë të degëve bankare në raport me popullsinë, me afërsisht 38.1 degë për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 29.9 për 100 mijë banorë, Serbia me 27.6 për 100 mijë banorë dhe Maqedonia e Veriut me 23.1 për 100 mijë banorë. Përgjithësisht, në dekadën e fundit tendenca e depërtimit të degëve bankare ka qenë në rënie edhe vendet e tjera të Rajonit, në një cikël të ngjashëm me Shqipërinë./Monitor

/b.h

Next Post
Si do të jetë moti në 2022? Parashikime të frikshme: Nga i ftohti pezmatues te i nxehti përvëlues

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë! Ngrica dhe temperatura deri në-12 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com