• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri dy i PS, Klosi: Besoj se Beqaj do dalë i pastër nga procesi i SPAK-ut

by Java News
18/11/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi  deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se dhënia e masës nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e sterilizimit, do e pastrojë figurën e Beqajt.

Më tej sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se PS nuk do të kundërshtojë vendimet e drejtësisë së re, pasi që prej ardhjes në pushtet ka premtuar një reformë të re drejtësie.

Masa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga SPAK, si e komentoni?

E dëgjova lajmin dhe ndoqa prononcimin e kolegut Beqaj. Prirem t’i besoj asaj çfarë thotë kolegu. Ne si PS kemi bërë shumë gjëra, ke mi sjellë një standard të ri. Nëse procesi ka problematika rasti po hetohet. Ne kemi thënë që PS nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re. Unë prirem të besoj se gjërat do shkojnë në rrugën e drejtë. Siç e theksova besoj se figura e Beqajt do të pastrohet.

SPAK nuk po ndalet, si është ndjesia kur është dikush mes jush është nën hetim?

SPAK po bën detyrë dhe ne e kemi pranuar publikisht. Në kongresin e dhjetorit duam të shpalosim një reformë të re. Ne me bindje e kemi ndërtuar këtë rrugëtim të organeve të drejtësisë. Kjo drejtësi e re po punon, por ama ne ia dolëm të krijonim një sistem të atillë që të gjithë besojnë në paanshmërinë. I ka dhënë mundësinë me dhjetëra, qindra përfaqësueseve të saj për të qenë pjesë e strukturave administrative. Por në një numër kaq të madh njerëzish, një numër shumë minimal është tashmë nën gjykim. Është një proces që tani ka emrin e madh të SPAK, por prokuroria është institucion i paanshëm. Kjo çështje nuk është s ena bën të ndihemi mirë, por ajo që kemi premtuar po bëhet e vërtetë. S’ka askush që të jetë pa qenë në të njëjtën distancë me drejtësinë, dhe kjo është një nga arritjet tona, si PS.

Sa ndikon kjo masë ndaj Beqajt?

Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij administrative. Vetë në prononcimi ne tij ai e thotë se si e mësoi lajmin, ai u dorë hoq jo se është në faj. Tani është i zhveshur nga detyra dhe nga opinioni që mund të krijohet. Kur e djathta ka qenë në pushtet, prokuroria kërkonte gjykim, jo vetëm që nuk hetohej, por hiqej dhe prokurori. Një rast është dhe ngjarja e 21 janarit.

Deklarata e Berishës për dosjen ‘Partizani’ ndaj SPAK, si i keni parë deklaratat?

Në vendimet e gjyqësorit ne nuk do të marrim krahë në një nga drejtimet, por diferenca është e madhe. Nëse një përfaqësues i së majtës do kishte hequr dorë  nga posti, ndërkohë që Berisha nuk pranon të ballafaqohet me pyetjet. Sërish kthehemi te diferenca mes dy anëve të politikës shqiptare.

Kriza në Parlament, opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore. Pse nuk pranohen?

Mënyra se si janë paraqitur kërkesat nga opozita nuk janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Në asnjë nga materialet e paraqitur nga opozita s’ka një çështje dhe indice konkrete dhe aty të dalë se kush janë shkeljet. Nuk ka një çështje konkrete. Nuk mund të ngresh komision për të gjetur problemin, por duhet e kundërta. Nëse ka një çështje konkrete duhet ngritur një komision, ndaj nuk është lejuar. Nëse opozita do të gjejë të drejtën në Kushtetuesin, ta bëjnë dhe më pas të vijnë të flasin. Duan të krijojnë një agjendë të debateve në Parlament./m.j

Next Post
Rrëfimi i murgut: Seksi, një ndër kriteret më të vështira të besimit tonë ndaj Zotit Krishna

Rrëfimi i murgut: Seksi, një ndër kriteret më të vështira të besimit tonë ndaj Zotit Krishna

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ju jeni te gjithe te paster,edhe pake kohe sa te jete k/hajduti juaj edvin karapushti,ne qeverine e pa merituar,eshte me votat e blera e te vjedhura ne pushtet.Do ta shikojme sa te paster jeni ju e komandanti juaj,k/hajduti i Shqiprise e shqiptarve.Ditet e zeza per ju po afrojne per ju,do ju merren te gjitha pasurite e vjedhura,e parate qe keni ne banka brenda e jashte vendit.Ty kosit te prishur te edvint do ta marrin edhe ate vilen qe ke ne emrin e atije shako hoxhes.vareni vethe ne veshe ti e hajdutet e si,do ta paguani si frengu pulen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In