Numri dy i Ministrisë amerikane të Drejtësisë, Rod Rosenstein, që mbikëqyr hetimin shumë kompleks mbi ndërhyrjet ruse, do të largohet nga posti i tij në disa javë, raportuan sot mediet amerikane.
“Zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së, shkarkimi i të cilit duket shumë i mundshëm, dëshiron të largohet para se Senati të konfirmojë ministrin e ri të Drejtësisë, William Barr”, sipas burimeve të cituara nga shumë medie.
I emëruar nga Donald Trump pas shkarkimit të paraardhësit të tij, Jeff Sessions, William Barr pritet të merret në pyetje më 15 dhe 16 janar nga komisioni i drejtësisë në Senat para se të zhvillohet një votim në seancë plenare, sipas Kushtetutës.
/a.rada