Bie ndjeshëm numri i azilkërkuesve në Gjermani gjatë vitit 2016. Gjatë këtij vitit janë bërë 213 mijë kërkesa në total.
Kjo shifër është 577 mijë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të dhënat u publikuan nga Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere por shifrat zyrtare janë bërë sot publike.
Shumica e azilkërkuesve janë nga Siria dhe Afganistani, ndryshe nga viti i kaluar ku në krye ishin sirianët dhe shqiptarët.
Në vitin 2015, 890 mijë persona kërkuan azil në Gjermani./a.m.