• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numërimi i votës së emigrantëve, tre anëtarët e komisionit do të zgjidhen nga KQZ, janë jopartiakë

by A R
28/12/2024 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hedhë një hap drejt depolitizimit të procesit të administrimit dhe numërimit të votave në 11 maj, duke larguar partitë politike nga numërimi i votës së diasporës.

Në draftin e hartuar nga KQZ, që do të diskutohet ditën e hënë është parashikuar që për votën e diasporës të ngrihen struktura të posaçme vlerësimi e numërimi të votave.

Sipas këtij drafti Komisioni i Numërimit dhe Vlerësimit të Votës nga Jashtë, dhe Grupet e Numërimit, të Votave nga Jashtë do të përbëhen nga anëtarë të caktuar nga KQZ, ndërkohë që dy partitë e mëdha PD e PS do të kenë vetëm vëzhgues.

“Komisioni i Numërimit dhe Vlerësimit të Votës nga Jashtë përbëhet nga tre anëtarë të caktuar nga KQZ, jo më vonë se 20 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Partia më e madhe e shumicës parlamentare dhe partia më e madhe e pakicës parlamentare kanë të drejtë të caktojnë nga një anëtar vëzhgues.”

Por mësohet se propozimi i KQZ për të depolitizuar procesin e numërimit të votës së emigrantëve, është i papranueshëm për opozitën.

Burime pranë PD bëjnë me dije se për votën e diasporës duhet të ruhen të njëjtat rregulla që parashikon Kodi Zgjedhor për administrimin dhe numërimin e votës së shqiptarëve që jetojnë brenda vendit.

PD sjell në vëmendje se kodi është i qartë. Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor përbëhet nga përfaqësues të mazhorancës e opozitës e po ashtu grupet e numërimit kanë një përfaqësues nga partia më e madhe e mazhorancës, një nga partia e dytë e mazhorancës dhe një nga partia më e madhe e opozitës e një nga partia e dytë e opozitës; ndaj ky rregull duhet të zbatohet edhe për votën e diasporës e cila për herë të parë do të zbatohet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Next Post
I ra të fikët gjatë protestës, Gjekmarkaj rrëfen momentin: E mbajta veten disa minuta, por…

I ra të fikët gjatë protestës, Gjekmarkaj rrëfen momentin: E mbajta veten disa minuta, por…

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Partia komuniste e monsters se vicidolit,kerkon te marre pjese ne numrimin e votave te diaspores,arsyeja eshte e thjeshte,te vjedhin votat si gjithmone.k/hajduti me monstren kane rene dakorte.k/hajduti te jete pro,a monstra kundra,kto jane marrveshjet e vjedhes se votave te diaspores nga kta te dy,ndytsirat e KOMBIT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In