• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuland dha shah-matin amerikan kundrejt Saliut

by Spartak Ngjela
11/07/2016 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Spartak Ngjela

Ashtu sikundër që ju paralajmërova, Viktoria Nulandi e dha dje shah- matin amerikan kundrejt Saliut.

Janë kyçur injorantët e tij që menduan se do të mundnin Amerikën në demokraci dhe në procedurë.

Ata nesër duhet të japin përgjigje vetëm me një po, ose me një jo!

Ne fakt kështu duhej sjellë me neoosmanët shqiptarë të momentit, që po sillen me shqiptarët njëlloj si osmanët që digjnin me zjarr shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë…

Gjithçka përfundoi në favor të antikorrupsionit.

Vetingu është detyrë ekzekutive e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Ç’eshte vetingu, më pyesin shumë miq? Këta birbore politikanë nuk e përkthejnë, se duan ta kenë abstraksion, që shqiptarët ta marrin si një gogol antikombëtar.

Por termi “veting” vjen nga folja e gjuhes angleze “vet”, që do të thotë ekzaminim i sëmundjeve të njerezit dhe kafshët.

Madje, nga kjo fjalë vjen dhe termi “veteriner”.

Domethënë, në rastin shoqëror e shtetëror, vetingu është kontrolli i imtësishëm i atij që do të merret me pune publike. Në rastin tonë, është kontrolli i pastërtisë së figurës të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht, me formulen e re, kjo sërish u ka mbetur në dorë absolute amerikanëve dhe ekspertëve të Bashkimit Europian.

Këta pastaj do t’ia paraqesin për konfirmim një komisioni të posaçëm nga politika… Qe nuk mund të dalë jashtë të përzgjedhurve të vetingut ndërkombëtar.

Ky ishte mati…A do t’i thote jo, Saliu? Pamundësi absolute, nëse do të ketë dhe pak mend për veten.

Korrupsioni shqiptar është në grahmat e fundit. Nuk ka më forcë.

Amerikanët nuk ndahen nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Kjo vepër e tyre në ndihmë të shqiptarëve është e barasvlershme me çlirimin që ata i bënë Kosovës.

Çdo thotë nesër Saliu?

Do llomotite nga shqetësimi…por kokëulur do shkojë të votojë vetingun amerikano-gjerman në datën 21 korrik.

Jemi në fund të poshtërimit tonë. Drejtësia shqiptare do të mbajë si histori vulën amerikane… ashtu sikundër çlirimi i Kosovës dhe shpëtimi i Shqipërisë nga copëtimi i sigurt i vitit 1919 – 1920.

Koha është e shqiptarëve dhe prandaj atdheu do të bëhet më në fund i tyre.

Bashkë me vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, fillon dhe vlerësimi ala perëndimor i mendjes dhe intelektit shqiptar, që historikisht është i poshtëruar ligsht nga tiranitë që kanë kaluar, dhe nga korrupsioni, sidomos nga korrupsioni aktual.

Next Post

Të mërkurën, Britania e Madhe me një kryeministre të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In