• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk zhvillohen gjyqet në Apel”/ Shqiptarët në burgun e Patras: Do nisim grevë urie

by Java News
27/04/2020 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup shqiptarësh të dënuar në burgun e Patras në Greqi, kanë shkruar në “Ti Raporton” në Top Channel, ku tregojne se po zhvillojnë një protestë, pasi sipas tyre ata janë dënuar më shume se sa e parashikon kodi penal grek për veprat penale që kanë kryer. Ata thonë që janë dënuar në shkallët e para të gjyqësorit grek, por nuk po zhvillohen seancat në apel, nisur edhe nga pezullimi i proceseve për shkak të pandemisë.

Keni tre ditë që protestoni më thatë dhe nuk po bëni asnjë punë në burg. Aryseja?

Logjike. Nuk është burg ky. Nuk kemi asnjë që të na ndihmojë. Qeveria greke nuk ka fonde, na kanë lënë në mëshirë të fatit. Konsullata, shteti shqiptar nuk përgjigjet. Që kështu ne detyrimisht, përpiqemi që zëri ynë të dëgjohet më tutje. Ta dëgjojnë edhe familjet tona.

Saktësisht çfarë kërkoni ju?

Saktësisht kërkojmë që ligjet e rregullta që janë, të bëhen apelet, sepse janë të detyruara dhe ata po bëjnë gjyqe që të fusin njerëz në burg, apele nuk po bëjnë. Të bëhen apelet, që të ikin njerëzit në shtëpitë e tyre. Unë e kam bërë burgun tim, e kam nxjerë burgun tim.

Sa kohë ke që je në burg?

Tani jam katër vite e gjysmë. Isha edhe gjashtë më përpara.

Sa herë në këto katër vite e gjysme, keni dalë në apel, keni bërë kërkesë për të dal në apel?

Unë kam tani në maj që kam tre gjykata, që i kam për apel. I kam të treja tani, janë në maj, dhe nuk bëhen. Kam vajtur dy tre herë të tjera dhe më kanë dhënë shtyrje.

Nuk bëhen për shkak të situatës së koronavirusit apo jo?

Jo, koronavirusi tani doli. Këto në maj po , po më përpara para gjashtë muajsh,
na jepnin shtyrje.

Sa ditë do e vazhdoni protestën?

Protesta, në këtë mënyrë paqësore, duke ndaluar vetëm nga puna, do të vazhdojë deri në datën 27. Në datë 27 do flas qeveria greke, dhe nëse nuk bën ato që tha vet, pra nuk i bën realitet, nga data 27 deri në datën 4 maj, do të fillojmë grevë urie. Nga data katër, deri në 11 maj do të fillojmë grevë të prerë, as ujë, as kafe asgjë, se deri tani, kemi biseduar dhe kemi vënë një rregull, që nuk do të shkruhen, ujë, kafe, çaji, sheqeri, gjera që pihen, që të mund të mbahemi gjallë./ tch

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Kujdesu për ata gjyshër atje, tani duhesh më shumë për ta”, Rrëfime prekëse nga punonjëset në qendrat e kujdesit social

VIDEO/ "Kujdesu për ata gjyshër atje, tani duhesh më shumë për ta", Rrëfime prekëse nga punonjëset në qendrat e kujdesit social

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In