Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Dritan Shano, mbështet thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve. Shano i bën thirrje Bashës se nuk mund të vazhdohet të shkohet në parlament, çfarëdo qoftë marrëveshja e 18 Majit.
“Nëse para 6 muajsh mendoja se PD nuk kishte asnjë arsye të hynte në zgjedhje, sot, mendoj se Partia Demokratike duhet t’i djegë mandatet, si shenjë respekti ndaj Kushtetutës së Republikës dhe demokracisë.
Trias politica nuk ekziston më. Nuk mund të vazhdohet të shkohet në parlament, çfarëdoqoftë marrëveshja e 18 Majit; është thjesht pjesëmarrje e vetëdijshme në teatër; Partia Demokratike nuk mund të jetë dekori noterizues i pushtetit të Ramës.
Përkundër çdo retorike për ndonjë magji apo heroizëm që pretendohet se mund të ndodhë në sallën e parlamentit, të gjithë njerëzit e këtij vendi e dijnë se haleja nuk pyet nga pordhët”, shkruan Shano./a.m.