• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nuk u përmbushën pritshmëritë, shitet lotaria kombëtare

by A R
25/07/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Austriakët, që kanë në pronësi kompaninë Eagle Investment SH.A  (Astra Albania SH.A;  Adriatik Game SH.A;  Albaten Sh.p.k)  tashmë kanë marrë edhe Lotarinë Kombëtare.

Lotaria Kombëtare ka ndryshuar pronësi. Autoriteti i Konkurrencës njofton se 100% të kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H (“Target”),  që ishte në pronësi tëÖsterreichische Holding Gesellschaft m.b.H tek shoqëria Novamatic Gaming Industries GmbH.

Transaksioni është realizuar në 3 maj të këtij viti.

Objekti i transaksionit është përftimi i kontrollit indirekt nga shoqëria Novamatic A.G me anë të transferimit të të gjithë kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H dhe për rrjedhojë edhe të shoqërisë Lotaria Kombëtare Sh.p.k. Me anë të kësaj kontrate shitësi i shet blerësit sipas dispozitave të saj, kuotat objekt i kontratës me të gjitha të drejtat dhe detyrimet.

Autoriteti i Konkurrencës e ka miratuar transaksionin, pasi nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese

Blerësi, prezent në Shqipëri përmes Eagle Investment SH.A

Sipas të dhënave nga Konkurrenca, blerësi Novamatic Gaming Industries GmbH (“NGI”) është një shoqëri e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit austriak me seli në adresën: Ëiener Str. 158, A-2352 Gumploldskirchen, Austria. Ajo është aktive në prodhimin e komponentëve, të cilët përdoren më pas për fabrikimin dhe asemblimin e pajisjeve të lojërave elektronike. Portofoli i NGI-së për terminalet e lojërave elektronike dhe zgjidhjet teknologjike i përmban të gjithë segmentet e produkteve të industrisë së lojërave të fatit.

Shoqëria është prezente në Shqipëri me anë të filialit të saj Eagle Investment SH.A.  Kjo e fundit ka në pronësi tre kompani të lojërave të fatit: Astra Albania SH.A;  Adriatik Game SH.A;  Albaten Sh.p.k

Lotaria kombëtare në Shqipëri një biznes i pasuksesshëm

Lotaria Kombëtare është e pajisur me licencën ekskluzive të Lotarisë Kombëtare për 10 vjet nga Ministria e Financave në bazë të Marrëveshjes së Licencës të ratifikuar me Ligj nr. 95/2013.  Ajo ishte filial i Albanisch Österreichische Lotterien Holding Gesellschaft m.b.h (AÖLGH): në cilësinë e shoqërisë Target, është një shoqëri e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit austriak me seli në adresën: Rennëeg 44, A- 1038, Vienë, Austri.

Në tre vjet të aktivitetit të saj në Shqipëri, Lotaria KOmbëtare nuk arriti të bëhej e preferuar për shqiptarët, ndryshe nga lotaritë kombëtare nëpër botë. Sipas të dhënave nga bilanci i viit 2014 (i fundit i dorëzuar në QKB), Lotaria Kombëtare vijon të ketë humbje të mëdha, që janë pothuajse të barabarta me të ardhurat.

Të ardhurat në vitin 2014 ishin 586 milionë lekë (4.2 milionë euro), ndërsa humbjet ishin 496 milionë lekë (3.5 milionë euro). Ndonëse humbjet janë reduktuar në raport me vitin e mëparshëm, kur ishin 4.4 milionë euro, sërish rezultati I Lotarisë Kombëtare mbetet mjaft I përkeqësuar. Humbjete  bartura në vite arrijnë në 8 milionë euro.

Pas një fushate marketing agresive rreth tre vjet më parë kur nisi aktivitetin, kompania tashmë pothuajse nuk është e pranishme në media me reklamat për fituesit e lotarisë.

Sipas bilancit,  në vitin 2014 janë dhënë 309 milionë lekë (2.2 milionë euro) si çmime për fituesit e lotarisë, çka nënkupton se janë shpërndarë për fituesit 52% të të ardhurave nga loto 6 nga 39, bileta gërvishtëse dhe fito- fito.

Kujdes!

Autoriteti i Konkurrencës rekomandon që në ndryshimin e përfituesit të kontrollit në kontratën konçesionare për lotarinë kombëtare duhet të mbahen parasysh performanca e operatorit dhe kushtet dhe detyrimet që përmban kjo kontratë sipas parashikimeve të Ligjit 95/2013 “Për miratimin e Marrëveshjes së Licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “ÖESTERREICHISCHE LOTTERIEN”, GmbH nëpërmjet shoqërisë “ÖLG Project” Sh.p.k”./Monitor/a.m.

Next Post

"O çerr, ta tregoj unë ty", debate Noka-Tahiri për grabitjen në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In