Dpeutetët e PD kanë mbajtur të bllokuar sërish foltoren e parlamentit, që u rimblodh në orën 13.00. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u detyruat të lexojë sërish rregulloren e në bazë të saj ai vendosi ta shtyjë atë për në orën 18:00.
Ai përjashtoi kreun e opozitës Basha pasi bllokoi foltoren. Kjo situatë përsëritet edhe pse Ruçi e ka ndërpreë dhe rinisur disa herë seancën.
Por edhe pas kësaj mase, Basha i shoqëruar nga deputetet e PD-së nuk kanë lëvizur nga foltorja duke detyruar Gramoz Ruçin të lexojë disa herë rregulloren e të ndërpresë plot pesë herë seancën e Kuvendit.
Në rast se deputetet e PD-së dhe Basha nuk pranojnë të zhbllokojnë foltoren, rregullorja i jep të drejtë kryeparlamentarit të thërrasë forcat e gardës për t’i larguar, por me sa duket ai iu ka dhënë kohë demokratëve deri në orën 18:00./a.m.