• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk tha gjysmë fjale kur u dogj Tirana, Meta: Do të bëj gjithçka që ta mbroj trashëgiminë e vyer

by A R
11/02/2021 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të 101-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh.

Presidenti shkruan se sot mungojnë shumë monumente, prej virusit dhe babëzisë.

Ai thotë se i garanton ‘tironasit’ se do ta mbrojë trashëgiminë.

Kujtojmë se në dhjetor 2020, kur protestat e dhunshme përfshinë Tiranën, Ilir Meta nuk bëri asnjë thirrje as për grumbullimet pa maska dhe as për faktin që u sulmuan me zjarr e gurë Biblioteka Kombëtare, Muzeu Historik Kombëtar apo godinat e ministrive.

Por sot, Presidenti shkruan se është në merak për godinat:

Gëzuar 101-vjetorin e shpalljes së Tiranës, kryeqendra e shqiptarëve!
Shumë i lumtur, që këtë datë të shënuar për mbarë kombin shqiptar, ta kremtoja sot me pinjollë të familjeve autoktone dhe patriotike tiranase, për t’ju shprehur të gjithë banorëve të Tiranës, vullnetin tim të palëkundur për të qëndruar përherë në krah të tyre dhe në mbrojtje të vlerave qytetare, që ata dhe kryeqyteti ynë i dashur përfaqëson.

Fatkeqësisht, për shkak të virusit të babëzisë, Tiranës këtë vit i mungojnë shumë prej monumenteve dhe vlerave të saj më të çmuara historike, tradicionale dhe kulturore.

Nuk kemi sot mes nesh, godinën e Teatrit Kombëtar, Këndin e Lojërave për fëmijë tek Rruga e Elbasanit, shumë shtëpi monumente kulture, godina karakteristike dhe tradicionale, që ishin kudo në kryeqytet. Ndërkohë, që edhe Sahati po “zhduket” dalëngadalë. Vendin e tyre po e zënë kullat, që po mbijnë pareshtur, si kërpudhat pas shiut.

Shkatërrimi i objekteve të trashëgimisë sonë kulturore e historike dhe dëmtimi i pariparueshëm i shumë prej tyre, padyshim është një gjenocid kulturor i papranueshëm për identitetin e Tiranës.

Garantoj tironasit e dashur dhe të gjithë shqiptarët, se së bashku me ta do të bëjmë përpjekje më të mëdha, për të mbrojtur trashëgiminë e vyer, që na ka mbetur dhe për të cilën janë sakrifikuar të parët tanë në breza, për t’i thënë: Ndal shëmtisë së kullave dhe barbarisë ndaj identitetit tonë kombëtar, që po ndodh në zemër të Shqipërisë!

/JavaNews/ A. Rada

Next Post

Aksident tragjik në Belsh-Cërrik, humb jetën një 23-vjeçar

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Ti vrases gjakftohte kriminel hajdut gjaksor Tradhtar i pashembullt ne historine boterore.Pthu.Nga nje Njeri fisnik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In