Teksa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi. Sipas të gjitha gjasave ai mbetet jashtë parlamentit, por Blushi duke i’u drejtuar mbështetësve shkruan se projekti LIBRA do vijojë.
Blushi thotë se kjo forcë do grumbullojë 20 mijë vota por asnjë mandat.
Postimi i Blushit:
PËR GJITHË LIBRAT
Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi.