Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Seanca ndaj Sinojmerit u zhvillua të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor.
Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin, njoftoi se Sinojmerit i ishte kërkuar disa herë të paraqitej apo paraqiste një mbrojtës, por ajo nuk ishte përgjigjur dhe as kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes.
KPK konstatoi se Sinojmeri nuk justifikonte pasurinë.
g.kosovari