• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk rrezikohemi nga situata në Kinë”/ Mjekët flasin për koronavirusin: Aktualisht kemi më shumë raste me grip!

by
06/01/2023 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët Eugena Tomini dhe Ilir Alimehmeti thonë se Shqipëria aktualisht nuk rrezikohet nga rritja e infektimeve me COVID-19 në Kinë. Në një intervistë për Neës24, Tomini tha se aktualisht nuk ka vend për panik, por kurrësesi autoritetet nuk duhet të ulin vigjilencën për koronavirusin.

Edhe mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se Shqipëria nuk rrezikohet nga koronavirusi, pasi nuk ka një valë goditëse. Sipas tij, është i njëjti nënvariant i COVID-19, Omicron.

Ndërsa përsa i përket situatës me gripin, Alimehmeti tha se kjo ishte e parashikueshme, por shtoi se vaksinat e gripit vijnë vonë.

Pjesë nga intervista:

Ilir Alimehmeti: Përsa i përket Kinës dhe ne, jemi në dy situata epidemiologjike krejt ndryshe. Në SHBA, Europë, është vendosur imuniteti kolektiv.

Eugena Tomini: Kjo situatë ishte e pritshme për shkak të masave që Kina zbatoi. Që në krye të herës përdori metodologjinë izolimin masiv të popullatës. Ndërkohë që në pikun e dimrit kur kemi fluks dhe infeksioneve të tjera inflamatore, Kina hapi kufijtë. Duhet të theksohet se nuk ka vend për panik, për fatin e kalimit të sëmundjes në Europë dhe rajon, por dhe imunizimin e situatës. Aktualisht qoftë në Europë apo Shqipëri, kemi incidencë të ulët të Covid-19. Kemi bashkëqarkullim të BA4, BA5, kundrejt infeksioneve respiratore, gjë që nuk u vërejt në dy vitet e pandemisë.  Nuk duhet ulur vigjilenca ndaj Covid-19.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka një valë goditëse, edhe sepse nënvarianti Omicron, ka një vit e dy muaj që nuk del një variant tjetër. Nuk riskohemi ne nga situata në Kinë. Sa i takon situatës me gripin, është një situatë e ngritur. Ishte krejtësisht e parashikueshme që do vinte një grip i tillë. Tek ne vaksina e gripit vjen relativisht vonë dhe sasitë nuk janë shumë të mëdha, ky është problem. Ndërkohë nuk duhet në mënyrë absolute të përdoret antibiotik.

Tomini: Në Shqipëri kanë ardhur vaksina të gripit, 270 mijë doza janë shpërndarë në mënyrë të shpejtë. Aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit AH1 dhe AH3. Kemi predominim të rasteve me grip kundrejt Covid. Kemi prekje të të gjtiha moshave. Ka një mbrojtje të mirë tek grupet e riskut që kanë aplikuar vaksinën e gripit. Simptomat e gripit janë rrufë, kollë, temperaturë për disa ditë. Kërkojnë asistencë të mjekut sepse qytetarët nuk mund të vetëshërohen.

Alimehmeti: Ky grip kalohet si gjithë gripet e tjera, nuk ka nevojë për antibiotik, por të ngrohta, çajra, paracetamol, ibuprofen, pushim dhe ushiqm, padyshim sa më shumë lëngje.

/e.d

Next Post
Aksioni surprizë/ Kontrollet e RENEA-s dhe policisë në zonën e Liqenit të Thatë, shoqërohen disa persona të skeduar

Aksioni surprizë/ Kontrollet e RENEA-s dhe policisë në zonën e Liqenit të Thatë, shoqërohen disa persona të skeduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In