Një shtetas shqiptar në Gjermani duket se ka zgjedhur që t’i japë fund jetës së dy fëmijëve të tij me të cilët po udhëtonte. Sipas mediave gjermane, aksidenti rrugor në të cilën u përfshi familja shqiptare në Dresden të Gjermanisë rezulton të jetë bërë me qëllim.
Siç raportojnë mediat gjermane, shqiptari 46 vjeçar nga Kosova, duket se nuk e ka pranuar dot ndarjen nga gruaja. Për këtë qëllim ai duket se ka vendosur që të çojë drejt vdekjes veten dhe dy fëmijët.
Sipas Bild.de, ai e ka ngarë makinën e tij BMW me shpejtësi të madhe drejt dy drurëve në një kohë që në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e tij, vajza 4 vjeçe dhe djali 5 vjeç. Dy të miturit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa babai i tyre shkaktar i aksidentit ka pësuar lëndime të rënda.
Por tashmë ai do të duhet të përgjigjet para gjyqit për vrasje të dyfishtë. Kosovari kishte të drejtë t`i merrte fëmijët gjatë fundjavave nga gruaja me të cilën zyrtarisht ende nuk ishte shkurorëzuar. Dhe ditën fatale ai i kishte marrë ata, duke i çuar drejt vdekjes!
Të dielën në autostradën B6 afër Fischbach-ut ai me veturën e tij BMW X5 kishte kryer krimin e tmerrshëm.









