• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nuk pranoi të kthehet në Shqipëri, del audio-mesazhi i Eva Dumanit: Kam nisur Endrin, në çantën blu ka të gjitha amanetet

by Ardit Rada
26/10/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka nisi me një mesazh zanor të Eva Dumanit, e cila në kampin Al Hawl mban emrin Sara. Në një kohë që 15-vjeçarja kishte ndihmuar të listonte të gjithë emrat e shqiptarëve, të njihte dhe të bënte identifikimin e Alvin Berishës, tashmë nuk do të rikthehet në Shqipëri.

Eva Dumani, motra e Endri Dumanit që do të kthehet ditën e nesërme në Shqipëri pasi u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri nuk dëshiron të kthehet me të vëllanë.

16 vjeçarja tregon për mediat me anë të një mesazhi zanor se e ka lejuar vëllanë të kthehet në Shqipëri, por vetë nuk do të kthehet, ndërsa shton se i vëllai ka në çantën blu gjithë amanetet.

“Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu,”- dëgjohet të thotë ajo në mesazhin zanor.

Eva Dumani në siri shoqërohet me 4 gra të tjera, mes të cilave është edhe Emanuela Daci, gruaja e Almir Dacit nga Leshnica e Pogradecit, i mbetur i vrarë në Siri. Me ato janë edhe Hajrije Taushani, Myrvete Dibra e Elona Shuli.

Emanuela Daci është shprehur se gratë që merren për në kampin ROJ vriten nga ushtarët kurdë, ndërsa nuk u ka treguar gazetarëve se ku është Eva Dumani.

“Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën. Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve,”- mësohet të jetë shprehur ajo.

/e.rr

Next Post
Video/ Shpërthim i fuqishëm e shkëmbim zjarri në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

Video/ Shpërthim i fuqishëm e shkëmbim zjarri në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In