Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiec foli me tone të ashpra teksa akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po drejtojnë Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”.
Ai tha se ata injoruan paralajmërimin e Polonisë për rrezikun e pushtimit rus, duke lejuar luftën në Ukrainë.
“Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin. Ata tani janë në shok”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde.
“Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të jetë befasi për ne”, shtoi ai.
/e.d