Pesë persona u burgosën me 78 vite burg, pasi vranë mizorisht një nënë 36-vjeçare në Britaninë e Madhe, për një borxh prej 70 eurosh.
Alison McBlain mbeti e vdekur pasi një makinë tip ‘Fiat Punto’ e përplasi qëllimisht më 19 nëntor të 2019.
Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly u shpallën fajtorë për vrasjen e nënës së re, ndërsa një i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Mediat e huaja raportojnë se e reja kishte marrë kokainë pa i paguar dhe menjëherë pas kësaj, anëtarët e bandës thurën planin e hakmarrjes.