• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

by El Be
06/04/2026 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Perimet dhe frutat janë rritur sërish kete te hene në tregjet me pakicë në kryeqytet.

Per domatet, kastravecat dhe një grup zarzavatesh të tjera, kryesisht nga importi, çmimet janë shtrenjtuar me rreth 20% . Vetëm domatet që vijnë nga Greqia kanë arritur deri në 400 lekë për kilogram në tregjet me pakicë.

“Çmimet sot janë rritur rreth 20% më shumë se ditët e tjera. Domatja dhe sallatori janë rritur më shumë, pasi pjesa më e madhe vjen nga importi.” “Kjo punë është çdo ditë në rritje. Qytetarët tani po marrin më pak, sepse janë mësuar me çmimet e larta. Zarzavatet janë rritur më shumë.” – shprehen tregtarët me pakicë në kryeqytet.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, aktualisht ndodhemi përballë një rritjeje më shumë abuzive të çmimeve, sesa një shtrenjtimi të justifikuar nga rritja e çmimit të naftës në vend.

“Prej gati 2–3 javësh ka një rritje të frikshme nëse flasim për frutat dhe perimet, por edhe për produkte të tjera. Gjykimi im është se kemi të bëjmë me një fenomen abuziv. Shumica e perimeve sot janë nga importi, kryesisht nga Greqia ose Turqia, që nuk ndikohen nga konflikti në Iran apo nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit. Por ajo që vërehet është se tregtarët në Shqipëri abuzojnë në gjithë zinxhirin e tregtimit.”, Granit Sokolaj, Ekspert i Bujqësisë.

Ndërsa për çmimet e produkteve vendase, që pritet të dalin së shpejti në treg, rritja konsiderohet më e justifikuar sipas ekspertëve.

“Nga ana tjetër kemi prodhimin vendas që sapo ka nisur dhe që realisht ka kosto shumë të larta. Çmimet me shumicë variojnë nga 200 deri në 350 lekë, në varësi të produktit. Në këtë rast nuk mund të flasim për abuzim, pasi prodhimi në sera është përmbytur dy herë dhe pritet që prodhimi vendas të jetë më i ulët. Edhe prodhimet e majit dhe qershorit do të ndikohen nga çmimet aktuale të inputeve bujqësore.”

Në këtë situatë, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me çmime gjithnjë e më të larta në treg, ekspertët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në zinxhirin e furnizimit për të shmangur abuzimet.

 

Next Post
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In