• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nuk ndalet rënia e euros, monedha europiane thyen rekorde të reja negative

by Java News
30/05/2023 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 110.19 lekë, në rënie me 0.43 pikë të tjera që nga fundi i javës së kaluar. Rënia vjetore e kursit të këmbimit të euros ka arritur tashmë në pothuajse 9%.

Rënia e euros duket e pandalshme, qysh pa nisur mirë sezoni turistik. Sipas agjentëve të tregut, oferta e monedhës europiane është e lartë. Flukset e larta e hyrëse të monedhës europiane në vitet e fundit e kanë rritur ndjeshëm masën monetare në euro.

Këto flukse mund të shpjegohen me rritjen e fortë të të ardhurave nga turizmi në periudhën pas pandemisë, ecurinë e mirë të eksportit të shërbimeve në përgjithësi dhe një cikël ri të rritjes së remitancave dhe vlerave të larta të investimeve të huaja direkte, ndërsa një element me ndikim në treg ngelen edhe prurjet valutore nga burimet informale.

Depozitat në euro po vazhdojnë rritjen e pandërprerë edhe në muajt e parë të këtij viti. Në fund të prillit, ato arritën në pothuajse 6.5 miliardë euro, në rritje me pothuajse 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të njëjtën periudhë, rritja vjetore e depozitave në lekë është shumë më e ulët, me vetëm 3.5%.

Në tërësi, treguesi që shpreh ofertën monetare në lekë, agregati monetar M2, po shënon ritme shumë të ulëta të rritjes vjetore, me vetëm 2.4% në fund të muajit prill.

Ngadalësimi i ofertës monetare në lekë ka filluar të shfaqë efektet e shtrëngimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë dhe rritjes më të ngadaltë të kreditimit, por pjesërisht edhe efektin e politikës konsoliduese fiskale. Deri në fund të muajit prill, buxheti i shtetit ishte në suficit të ndjeshëm, madje në nivele edhe më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 78% më shumë.

Të gjithë këta faktorë duket se i kanë ndikuar ndjeshëm ekuilibrat e ofertës mes valutave kryesore që përdoren në ekonominë shqiptare. Tashmë që sezoni veror është zyrtarisht në prag, pritshmëritë për rritjen e ofertës së euros dhe forcimit të mëtejshëm të lekut po bëhen edhe më të larta.

Mbiçmimi i paprecedent i monedhës vendase i bën më të lira importet, megjithëse deri tani një efekt i tillë nuk po përkthehet në ulje të çmimeve të mallrave të konsumit që importohen. Megjithatë, në analizat e veta Banka e Shqipërisë vlerëson se në mungesë të mbiçmimit të lekut rritja e çmimeve të konsumit do të kishte qenë më e lartë.

Leku i fortë po ndihmon edhe huamarrësit në valutë të huaj, përfshirë qeverinë shqiptare, bizneset dhe familjet. Efekti i kursit të këmbimit po ul ndjeshëm borxhin publik dhe vlerën mujore të këstit të kredisë në euro për të gjitha subjektet me të ardhura në lekë.

Nga ana tjetër, rënia e euros po godet bizneset eksportuese të mallrave dhe shërbimeve, që për efekt të kursit, kanë pësuar një rënie vjetore të të ardhurave me afërsisht 9%.

Forcimi i lekut po dëmton gjithashtu edhe segmentin e brishtë të familjeve të varura nga remitancat dhe mund të bëhet një faktor që do të nxisë rritjen e flukseve të tyre nga emigrantët, për të ruajtur fuqinë blerëse të familjeve të tyre, ndërkohë që leku forcohet.’/ Monitor.al

Next Post
Nuk kanë fund telashet për Juventusin, gjobitet me 718 mijë euro

Nuk kanë fund telashet për Juventusin, gjobitet me 718 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In