Atletico Madridi e ka fituar derbin kundër Athletic Bilbaos, duke triumfuar 2-0 në stadiumin “Wanda Metropolitano.
Diego Costa ka shënuar tjetër gol me fanellën e Atletico Madridit në fitoren 2-0 kundër Athletic Bilbaos, raporton Gazeta Express.
Ish sulmuesi i Chelsea realizoi për 2-0 në minutën e 80’, kurse golin e epërsisë e shënoi Kevin Gameiro në minutën e 67’të.
Pas kësaj fitore, Atletico ka shkuar në kuotën e 55 pikë, shtatë më pak se Barcelona – 10 më shumë se Real Madridi.