Kryeministri Edi Rama ka folur sot për heqjen e kufizimeve të udhëtimit drejt vendeve të BE.
Përmes Facebook, ai shkruan se Shqipëria nuk ndalet më në ngjitjen e saj drejt majës, ku e meriton. Rama e cilëson vendimin si një lajm që të gjithë e prisnin prej kohësh.
“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë” – shkruan Kryeministri në rrjetet sociale.
/a.r
BE hap dyert për Shqipërinë, heq kufizimet e udhëtimit edhe për 7 vende të tjera