• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk mund të shpikësh një Bashë të ri, duhet PD e re!

by Ben Andoni
02/07/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një logjikë në vendin tonë, që po të jesh kreu i njërës prej dy partive të mëdha, PS dhe PD, patjetër që do kesh radhën të bëhesh kryeministër i vendit. Berisha vazhdon në aksionin e tij politik të sforcuar të mëtojë se do të jetë kryeministër i vendit (!), paçka se çdo ditë e më shumë bëhet e pamundur edhe matematikisht. Nuk e lejon logjika normale, nuk e lënë aksionet e grupimit politik që mban, që ka aksionet më të mëdha të PD-së së sotme, por që të gjitha bashkë nuk i mjaftojnë të vijë në pushtet. Rama e nisi nga shumë poshtë dhe në kohën dhe në vendin e duhur, socialistët e besuan që do t’i sillte në pushtet. Falë dhe patericës së Ilir Metës, ai erdhi për të mos ikur. Është në mandatin e tretë qeverisës, me parametra ekonomikë-socialë, që lenë për të dëshiruar, por me paradoksin se ka gjasa për të qeverisur edhe një mandat. Dhe, Basha. I shpikur nga ana e PD-së. Dy herë. Një herë nga Berisha dhe e dyta nga vetja. Mbetet i mbrojtur dhe i mbështetur nga një pjesë e partisë, që i la në momentin e vështirë, për t’ua lënë paradoksalisht një pjesë të baltës që i hodhi Berisha dhe për të lehtësuar peshën e gabimeve dhe humbjeve të  njëpasnjëshme personale. Për këto s’ka përgjigje nga ai…

Për të ardhur keq është se apogjetët jo të paktë të Bashës sot gjejnë lloj-lloj justifikimesh, shtuar me shumë krahasime politologjie për ardhjen e tij. Shqipëria jonë është një vend paradoksal dhe, Basha vërtetë mund të vijë në fuqi si kryeministër. Vetëm se ai nuk mund ta bëj dot ndryshimin, sepse edhe vetë ai është mbrujtur në shkollën e të ashtuquajturit “trekëndësh i Bermudës”, ku ai vendos Ramën, Berishën, Metën, të tre kundërshtarët dikur mbështetës të tij, që e kanë ndihur jo pak në rrugëtimin e vet. Ky është i vetmi koncept interesant i Bashës, me përjashtimin, që nuk gjen dot vend për veten…

Shpikja e Bashës së ri është një koncept, që ne po ia dhurojmë filozofisë tonë politike, që me këtë politikë që bëhet në Shqipëri mund të konsiderohet si utopi. Pasi Basha, ashtu si të tre këndet e “Bermudës” jo vetëm nuk kanë prodhuar ndonjë vizion, apo të kenë lenë ndonjë traktat, por më shumë se kaq, ai vetë, ka shfrytëzuar në formën më paradoksale idenë e Republikës së Re, për të marrë pak oksigjen në një politikë pa principe. Mënyra e largimit të pjesshëm dhe riardhja pothuaj e ka treguar atë që përfaqëson Basha, qoftë nga krahu i tij por edhe nga ana e Berishës, që e ka mbyllur misionin e vet. I vetmi që është i interesuar në këtë zhvillim është Rama dhe shpura e tij socialiste, që në fund do t’i lenë sërish demokratët e thjeshtë me gisht në gojë.

Me pak fjalë, do duhet një PD e re por aspak një Bashë, që nuk mund të thotë asgjë, përveçse të paketojë ndryshe krizën politike shqiptare, ku ai është protagonist i krizave së dorës së parë. Në fakt, Russell e tha pak më banalisht: “Demokracitë tona të mëdha ende priren të mendojnë se një budalla ka më shumë gjasa të jetë i ndershëm sesa një njeri i zgjuar dhe se politikanët tanë përfitojnë nga ky paragjykim duke u shtirur se janë edhe më budallenj se sa i ka bërë natyra”. E marrë nga “New Hopes for a Changing World” (Shpresa të reja për një botë në ndryshim) duket se na thotë shumë dhe ne. Të paktën, në rastin e Bashës.  (Javanews)

 

 

 

Next Post
Kundër euros| Bizneset në zona turistike marrin pagesa vetëm në lekë

Kundër euros| Bizneset në zona turistike marrin pagesa vetëm në lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 07 Shkurt 2026

February 7, 2026
Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

February 7, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

A u rrëmbye Ilir Meta? Përgjigjet ish-Avokati i Popullit

February 7, 2026
Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

February 7, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë ndodh me temperaturat

February 7, 2026
Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In