Kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko ka bërë me dije se forcat ruse ndodhen vetëm 10 km larg nga qendra e kryeqytetit ukrainas.
Kreu i Kievit ka apeluar për ndihmë, duke theksuar se nëse agresori do të rrethojë Kievin, kryeqyteti nuk do të mundet të rezistojë më shumë se një javë.
Duke theksuar se ukrainasit janë gati të mbrojnë kryeqytetin e tyre, Klitschko përsëriti thirrjen drejtuar Perëndimit për të furnizuar Ukrainën me armë dhe avionë luftarakë.
“Ne jemi gati të mbrojmë kryeqytetin tonë. Ne kemi nevojë për avionë, na ndihmoni”, u shpreh ai.
/b.h