Lidhur me kandidatin e PD për kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet, ka reaguar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.
Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se asnjë njëri i PD i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi dhe i bërë pis në 5 vitet e shëmtuara të PD, 2017 deri në 2022, nuk mund të perballet si fitues ndaj Veliajt.
Postimi:
“Kandidati i PD per kryetar bashkie ne Tirane duhet te jete person me integritet! As njeri i perfolur per lidhje te dyshimta biznesi me mazhorancen e as i bere pis ne 5 vitet me te shemtuara te historise se PD 2017-2022!