Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës se pse nuk ishte në Davos për të nënshkruar Kartën për Bordin e Paqes.
Ai tha se ishte mes një zgjedhjeje, të shkonte në Davos për ftesën e Trump apo të priste vajzën e tij, Ivanka Trump, e cila dje ishte në Vlorë. Rama tha se zgjodhi të dytën, me lejen e presidentit të SHBA-ve.
Kujtojmë se ditën e kaluar, Ivanka Trump ishte në Vlorë ku me vete kishte 80 arkitektë me vete, të huaj dhe vendas.











