• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk mjafton Belica e Hoxha, Luftëtari përmbys Partizanin (Video)

by Java News
12/03/2019 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani bën surprizën në Kupën e Shqipërisë duke humbur 1-2 ndaj Luftëtarit në “Elbasan Arena” në një ndeshje ku “Të Kuqtë” kaluan në pjesën e parë në avantazh me Telushin, ndërsa në të dytën golat e Filit dhe Hoxhës përmbysën gjithçka.

Partizani ishte qartësisht dominues në pjesën e parë. E nisi në mënyrë perfekte ndeshjen duke u pozicionuar në gjysmë-fushën e Luftëtarit. Duhet theksuar se era ishte prezent dhe ndikoi shumë në lojën ajër.

Në minutën e 16’-të ishte Rubin Hebaj që pati shansin e artë për të shënuar, por pasi shmangu portierin Bakaj, gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësi Hoxha, që u pozicionua pranë shtyllës.

Në vijim është Asani që provon të shënojë nga goditja e dënimit, por topi kalon mbi traun e portës. Goli do vijë 3 minuta para fundit të pjesës së parë, Bruno Telushi lëshon një predhë nga jashtë zone që shtang portierin dhe 1-0.

Në pjesën e dytë skuadra gjirokastrite përfiton të gjejë golin e barazimit me një goditje standarde që harkohet në zonë dhe topi i del Realdo Filit, i cili shënon nga pranë portës duke mposhtur portierin Hoxha.

Partizani kërkon të gjejë golin e fitores me gjuajtjen e Telushit nga një goditje dënimi, dhe më pas me një thembër të Çinarit, por pa sukses. 9 minuta para fundit është Malaj që godet me kokë, por Ridvan Bakaj bëhet hero dhe pret gjuajtjen e tij.

Në minutat e fundit Açka pati shansin e artë për të shokuar Partizanin, por goditja e tij përfundoi pak mbi traun e portës.

Në limitet e kohës së rregullt është Hoxha që shfrytëzon më së miri një top të lënë para porte nga një goditje këndi dhe mposht portierin e Partizanit, i cili u bë protagonist me një pritje shpëtimtare. Ndërkohë që një minutë para golit Belica u bë hero duke larguar me kokë topin që po shkonte në rrjetë. Gjithsesi këto episode nuk e ndalën Luftëtarin për të marrë një fitore të rëndësishme, që i bën ta presin ndeshjen e kthimit në kusht komode.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Mensah 74′), Rexhepi (Duka 46′), Belica, Trashi, Atanda, Telushi. Asani, Bardhi, Mala, Hebaj (Çinari 59′). Trajner:Skënder Gega

Luftëtari: Bakaj, Açka, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Neziri (Dunga 72′), Ymeraj, Demo, Fili, Hanti. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë:
 Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Alfred Shkreta, Andi Koçi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

/telesport/

Next Post
Italia nuk lejon fëmijët e pavaksinuar në shkollë, prindërit gjobiten me 500 euro

Italia nuk lejon fëmijët e pavaksinuar në shkollë, prindërit gjobiten me 500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In