Ajo që ka ndodhur këto ditë me Top Channel, do të shtynte çdo njeri normal që ta fikte televizionin dhe ta flakte pultin për ca kohë.
Për disa ditë me radhë, nxorrën një lajm se këngëtari Luiz Ejlli është me tumor dhe rrezikon edhe jetën, pasi nga e njëtja sëmundje i vdiq edhe i ati.
Gënjeshtra u tha nga vetë Ejlli.
Kaq u desh dhe mediat e rrjeti u mbushën me lajme dhe reagime të shumta, që shprehnin keqardhje, pasi bëhet fjalë për një djalë të ri, që rrezikonte të humbiste jetën
Duke parë formatin e shfaqjes ku u tha kjo gjë, normalisht të bënte të dyshoje, port ë gjithë në fakt e besuan.
Deri dje, kur u zbulua ndoshta një nga talljet më të mëdha me publikun, nga një television.
Fillimisht Ejlli tha se në fakt, historia që kishte treguar, nuk ishte e tija, por e një shoku të vet.
Pra është sëmurë rëndë një shoku i vet, por për të cilin nuk ia ndjeu shumë njeriu dhe nuk e zgjatën shumë, pasi ai nuk është “VIP.
Më pas e morën Luisin dhe e çuan për të bërë analizat, për të mësuar nëse është sëmurë a jo.
Pas gjysëm ore, a thua se ai po bënte analizat e urinës, thanë se ai është shëndoshë e mirë dhe nuk ka tumor.
Ky mashtrim i trashë dhe i rëndë në këtë të ashtuquajtur shou, e cila pas skenave erotike dhe këmbënguljes për të pasur seks dhe lidhje romantike aty, tani kërkon edhe të vdekur, normalisht do të bënte që ajo të mos ndiqej më.
Porn ë Shqipëri jemi mësuar prej kohësh të na mashtrojnë dhe tallin, madje dhe sy ndër sy, dhe çdo gjë e kalojmë me humor.
Ashtu si këtë shëmtinë që mbushi mediat këto ditë.
Marrë nga TemA