• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk më lanë të takoja motrën që po vdiste nga kanceri!”/ Ish-muxhahedini rrëfen aktivitetin çnjerëzor të MEK: Ja ç’ndodh në kamp

by A R
23/06/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar një ish anëtar i MEK, Hamid Atabai, i cili ka qenë muxhahedin për 36 vite dhe ka dezertuar vitin e kaluar, duke u larguar nga kampi i Manzës.

Atabai bëri një rrëfim prekës të jetës të mbyllur që bëhet brenda kampit, duke dhënë detaje rrënqethëse nga aktiviteti deri në kufijtë e çnjerëzores brenda MEK. Atabai tregoi se si nuk u lejua të takonte motrën, e cila po vdiste nga kanceri dhe si jeta e tij dhe anëtarëve të tjerë të MEK është e kontrolluar deri në qelizë.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Si është jeta brenda kësaj organizate? Ju keni qenë 36 vite aty dhe jeni arratisur nga kampi në Manzë një vit më parë. Si është jeta brenda këtij kampi?

Hamid Atabai: Jeta që ndodh në kampin Ashfraf nuk është jetë që bën një njeri normal. Është jetë e mbyllur në vete dhe është më keq se sa një burg. Ti nuk ke as të drejtë të flesh vetë, as të çohesh kur do dhe as të hash kur do ti. Nuk zgjedh rrobat që do të veshësh dhe as kur dëshiron të dalësh. Nuk kishim as të drejtë të vinim nga Manza në Tiranë.
Nuk kishim të drejtë të shkonim as në spital me zgjedhjen tonë. Ne në momentin që shkonim në Ashraf, duhet të shkruanim çdo gjë që shikonim. Në cilin vend të botës ndodh kjo? A është jetë kjo?

Ylli Rakipi: Një nga shqetësimet e DASH është që brenda organizatës ka dhunë ndaj anëtarëve. Ju jeni përballur me dhunë dhe kërcënime?

Hamid Atabai: Një njeri është më i gatshëm të dhunohet se sa të dhunohet psikologjikisht. Ne kishim dhomën e gazit dhe kërkonim që të na dhunonin me kamzhik. Gjithmonë kam patur ankesa, kërcënime. Ne nga jeta njerëzore, kishim kaluar limitet dhe po ju them sa do të doja të rrihesha përditë aty…

Ylli Rakipi: Përse vendosët të largoheni?

Hamid Atabai: Unë kam qenë një ushtar në MEK dhe 36 vjet kam qenë edhe në luftën Irak-Iran. Unë me MEK kam luftuar deri në momentin e armës së fundit që kanë patur në duar. Arsyeja për të cilën më kanë mbajtur, është që unë isha në një mision me Iranin për një ushtar të sëmurë dhe MEK thjesht më mbajti. Kam qenë në burgun e MEK. Nuk zgjodha të rrija në MEK.

Ylli Rakipi: A u kërcënuat kur u larguat?

Hamid Atabai: Po, së pari më mashtruan dhe më thanë, nëse do të kthehesh në Iran do të të vrasim, siç kanë vrarë njerëzit e tjerë që janë kthyer në Iran. Atëherë nuk kisha dijeni a është e vërtetë kjo gjë apo jo. Gjithmonë mendoja po rri në MEK më mirë përpara se të largohem.

Ylli Rakipi: Me familjen në Iran kishit ju mundësi të flisnit?

Hamid Atabai: Të folurit me familjen është një shkelje ligji e tyre, një shkelje shumë e madhe. Ata kurrë nuk do të jepnin leje dhe nuk japin leje qoftë edhe për një telefonatë të thjeshtë, apo të shkruash letër për familjen. Motra ime kishte kancer, ka ardhur në kampin Ashraf në Irak, herën e dytë që erdhi ra në koma dhe vdiq. I lutej MEK që të më shihte para se të vdiste, asnjëherë nuk më thanë që ime motër ishte aty (qan në studio).

Ylli Rakipi: Në kohën që qëndruat në kamp, si luftonit kundër Iranit?

Hamid Atabai: Në shumë luftëra nuk kam qenë pjesë, spse kam qenë infermier. Kam parë një luftë aty dhe ka qenë fundi i luftës Irak-Iran. Unë kam qenë infermier.

Ylli Rakipi: A ishin të përfshirë muxhahedinët në aktivitet kundër Iranit?

Hamid Atabai: Patjetër, në Irak ka patur shumë gjëra që kundërshtonin Iranin. Patjetër që ata shumë shpesh kanë vënë flakë fuçive të naftës…

Ylli Rakipi: E kam fjalën për aktivitetin në Manzë.

Hamid Atabai: Bëheshin gjërat nga interneti. Në internetin që përdorinin, ata e shpërdoronin.

Ylli Rakipi: Çfarë bënin konkretisht?

Hamid Atabai: Së pari mashtronin të rinjtë që janë në Iran. Sepse një arsye kryesore që MEK është gjallë akoma, është mashtrimi. Arrinin ti bindnin të rinjtë deri në pikën që të kundërshtonin qeverinë e Iranit.

/a.r

Next Post
Shpëtoi nga akuzat për abuzim seksual, rikthehet në fushë Mason Greenwood

Shpëtoi nga akuzat për abuzim seksual, rikthehet në fushë Mason Greenwood

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In